BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/08 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 7/08 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Nëse i keni gjendje, mund të ofroni gjithashtu broshurat A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? dhe A duhet të besosh në Trinitet? në rastet e përshtatshme. Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse tregohet interes, ofroni fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? me synimin për të filluar një studim biblik.

◼ Siç u përmend te Shërbimi Ynë i Mbretërisë dhjetor 2007, është botuar në gjuhën shqipe një DVD e re me dy video: Dëshmitarët e Jehovait: Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë dhe Gjithë vëllazëria jonë. Sekretari dhe koordinatori i literaturës duhet të dërgojnë porositë për këtë DVD me anë të formularit S-14, duke përdorur kodin 9240-DVG.

◼ Meqenëse gushti është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Duke filluar nga muaji shtator fjalimi publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Të ecim gjithmonë me integritet.»

◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet zyrës së degës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale, mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe i revistave që ndodhen në repartin e literaturës duhet të bëhet më 31 gusht 2008 ose sa më afër kësaj date që të jetë e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin e bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës, dhe sasitë e përgjithshme duhet të shënohen në formularin Inventari i literaturës (S-18). Numri i përgjithshëm i revistave që janë gjendje, mund të merret nga shërbëtori(ët) i(e) revistave. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin duhet ta firmosë sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë Inventari i literaturës. Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë zyrës së degës, jo më vonë se data 6 shtator. Një kopje mbajeni në arkiv. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune.

◼ Për të filluar dhe drejtuar studime biblike duhet të përdorim librin Çfarë mëson vërtet Bibla? në vend të broshurës Çfarë kërkon? Këtë broshurë mund ta shpërndajmë në shërbim derisa të mbarojnë kopjet që janë gjendje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo