Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 prill
«Ngaqë njeriu po i shpërdoron burimet e planetit, a keni menduar ndonjëherë nëse Toka do të mbijetojë? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se sa na ngushëllon ky premtim. [Të lexojmë Psalmin 104:5.] Ky artikull tregon se çfarë thotë Bibla për të ardhmen e Tokës.» T’ia drejtojmë vëmendjen në artikullin që fillon në faqen 10.
Zgjohuni! prill
«Me gjithë ato që kemi për të bërë, shumë e kanë të vështirë të gjejnë kohë për të adhuruar Perëndinë. A mendoni edhe ju se është shumë e vështirë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Efesianëve 5:15-17.] Në këtë artikull jepet shpjegimi i arsyeshëm i Biblës se sa kohë dhe energji pret Perëndia që t’ia kushtojmë atij.» T’ia drejtojmë vëmendjen tek artikulli që fillon në faqen 20.
Kulla e Rojës 1 maj
«Shumë njerëz besojnë vetëm tek ajo që mund të shohin. A jeni dakord me ta? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Romakëve 1:20.] Kjo revistë nxjerr në pah tri nga cilësitë e Perëndisë që mund t’i shohim qartë nga krijimi, dhe shqyrton se si ndikon te ne kur i dimë këto cilësi.»
Zgjohuni! maj
«Shumë njerëz sot kanë frikë nga e ardhmja. A mendoni se do të bëhet më mirë apo më keq? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Zbulesën 21:3, 4.] Kjo revistë shpjegon pse mund të kemi besim se Perëndia do t’i zgjidhë së shpejti problemet e mëdha që njerëzimi nuk ka mundur t’i ndreqë.»