Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në prill e maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të vizituar të interesuarit që kanë ndjekur Përkujtimin dhe fjalimin special, por që nuk shoqërohen rregullisht me kongregacionin. Qëllimi është të fillojmë një studim biblik me ata që ende nuk e kanë pranuar. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Nëse keni në gjendje, mund të ofroni, kur është e përshtatshme, edhe broshurat A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? dhe A duhet të besosh në Trinitet?
◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2008 do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës, duke filluar nga muaji prill. Nuk do të jetë e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë. Nëse kongregacionit i nevojiten më tepër distinktivë, kërkesa për to duhet të përfshihet te Formulari Kërkesë për literaturë (S-14-AL). Duhet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtëse plastike distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.
◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme formularësh Kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt (S-205-AL) dhe Kërkesë për shërbimin si pionier ndihmës (S-205b-AL). Këta formularë mund të porositen me anë të Formularit Kërkesë për literaturë (S-14-AL). Mbani të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Para se t’i dërgoni zyrës së degës një kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt, sigurohuni që të jenë plotësuar të gjitha pikat.
◼ Është e nevojshme që zyra e degës të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe të numrave të telefonit të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, Komiteti i Shërbimit i Kongregacionit duhet ta plotësojë, firmosë dhe t’ia dërgojë menjëherë zyrës së degës formularin Ndryshim i adresës së mbikëqyrësit drejtues/sekretarit (S-29-AL). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim të prefiksit telefonik.
◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje ose kongresi krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datat, oraret dhe vendet, duhet t’i dërgohet zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Një listë me adresat e zyrave të degëve mund ta gjeni në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.