BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/08 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Pse kanë rëndësi veshja dhe paraqitja jonë?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Veshja e rregullt tregon nderim të thellë për Perëndinë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 3/08 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Si duhet të vishemi kur vizitojmë ndërtesat që përdoren në shërbim të Jehovait?

Anembanë botës Sallat e Mbretërisë, Sallat e Asambleve, shtëpitë Bethel dhe ndërtesat e degës janë vende të veçanta që i janë kushtuar shërbimit të Jehovait. Ato janë të thjeshta, të pastra, të rregullta, dhe kjo u jep një pamje dinjitoze. Janë shumë ndryshe nga ajo që shohim shpesh në sistemin e Satanait. Kur vizitojmë këto vende që përdoren në shërbim të Jehovait, edhe ne duhet të dallojmë qartë që i përkasim Jehovait dhe bëjmë vullnetin e tij.

Si të krishterë, ne «e rekomandojmë veten si shërbëtorë të Perëndisë» në çdo drejtim, edhe kur bëhet fjalë për veshjen dhe paraqitjen tonë të përshtatshme dhe të rregullt. (2 Kor. 6:3, 4) Gjithashtu pritet që të kemi edhe një sjellje të mirë. Veshja dhe krehja jonë duhet të pasqyrojnë në çdo kohë hijeshinë dhe dinjitetin që u shkon për shtat shërbëtorëve të Perëndisë Jehova. Kjo vlen akoma më shumë kur vizitojmë ambientet e selisë botërore në Nju-Jork, si edhe degët anembanë botës.

Duke folur për rëndësinë e një veshjeje dhe paraqitjeje të përshtatshme, libri Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait komenton se është e nevojshme të kemi pastërti fizike, veshje modeste dhe paraqitje të përshtatshme kur jemi në shërbim ose në mbledhjet e krishtere. Pastaj në faqen 138, paragrafi 3, thuhet: «Mos harro se emri Bethel do të thotë ‘Shtëpi e Perëndisë’. Prandaj veshja, krehja dhe sjellja duhet të jenë të ngjashme me atë që pritet nga ne kur jemi në mbledhjet për të adhuruar në Sallën e Mbretërisë.» Ky standard duhet të ndiqet nga lajmëtarët që vizitojnë Bethelin, qofshin këta lajmëtarë të asaj zone ose që vijnë nga larg. Kështu, vizitori tregon vlerësimin dhe respektin e duhur.—Psal. 29:2.

Veshja jonë duhet të na identifikojë si ata «që pohojnë se nderojnë thellë Perëndinë». (1 Tim. 2:10) Veshja dhe krehja e duhur ndikojnë për mirë te mendimi që krijojnë të tjerët për adhurimin e vërtetë të Jehovait. Megjithatë është vënë re se ka nga ata vëllezër e motra që vishen tepër sportiv, të shkujdesur ose me rroba që ekspozojnë trupin kur vizitojnë ndërtesat që përdoren në shërbim të Jehovait. Kjo veshje nuk është asnjëherë e përshtatshme për një të krishterë. Edhe në këtë drejtim, si në çdo drejtim të jetës sonë të krishterë, dëshirojmë të mbajmë normat e larta që e dallojnë popullin e Perëndisë nga bota, duke bërë gjithçka për lavdi të Perëndisë.—Rom. 12:2; 1 Kor. 10:31.

Prandaj, kur vizitoni selinë botërore dhe degën e Nju-Jorkut ose ndërtesa të tjera të degës, qoftë në një vizitë të programuar, qoftë kur jeni atje me pushime, pyeteni veten: ‘A e pasqyron veshja dhe krehja ime modestinë, pastërtinë dhe dinjitetin e vendit që do të vizitoj? A e nderon Perëndinë që adhuroj? Mos vallë pamja ime do të tërheqë në mënyrë të papërshtatshme vëmendjen e të tjerëve ose do të shihet me sy të keq?’ Me anë të veshjes dhe krehjes sonë le ‘të stolisim mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë, në çdo gjë’!—Titit 2:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo