Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 31 dhjetor 2007. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 nëntor deri më 31 dhjetor 2007.
CILËSITË ORATORIKE
1. Çfarë pikash duhet të mbajmë parasysh që fjalimi të ketë një përfundim të efektshëm? [be f. 221 par. 1-4]
2. Si mund të sigurohemi se ajo që themi në shërbim është e saktë? [be f. 223 par. 2-4]
3. Në pjesët që mbajmë në mbledhjet e kongregacionit, si mund të tregojmë respekt të thellë për rolin e kongregacionit si «shtylla dhe mbështetja e së vërtetës»? (1 Tim. 3:15) [be f. 224 par. 1-4]
4. Pse është e rëndësishme të kontrollojmë sa i besueshëm është informacioni dhe si mund ta bëjmë këtë? [be f. 225 par. 1, 2]
5. Si mund t’ua bëjmë materialin më të kuptueshëm atyre që mësojmë? [be f. 226 par. 3–f. 227 par. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë tregon se tregimi i Jonait është autentik? [bsi07 f. 18 par. 3]
7. Cila profeci e Mikesë lidhet me sundimin e Mbretërisë së Perëndinë nëpërmjet Krishtit Jezu? [bsi07 f. 20 par. 18]
8. Nga duket se libri i Habakukut është i frymëzuar nga Perëndia? [bsi07 f. 23 par. 4]
9. Pse mund të themi se në vitin 520 p.e.s. judenjtë nuk e kishin përmbushur akoma qëllimin e kthimit të tyre nga mërgimi? (Hag. 1:4) [bsi07 f. 27 par. 3]
10. Për cilën ditë të lavdishme flet në mënyrë të përsëritur Zakaria? [bsi07 f. 30 par. 26]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Si u përmbush në shekullin e parë dhe si po përmbushet në ditët tona profecia e Joelit lidhur me vërshimin e insekteve? (Joe. 2:1-10, 28) [w07 1/10 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Joelit dhe i Amosit»]
12. Çfarë do të thoshte shprehja «një shportë me fruta vere»? (Amo. 8:1, 2) [w07 1/10 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Joelit dhe i Amosit»]
13. Në ç’kuptim Jehovait ‘i erdhi keq për gjëmën që kishte thënë se do t’u bënte ninevitëve’ dhe si duhet të ndikojë te ne? (Jon. 3:10) [w03 15/7 f. 17, 18]
14. Çfarë do të thotë të ecësh në emër të Jehovait? (Mik. 4:5) [w03 15/8 f. 17 par. 19]
15. Kur dhe si erdhi Jehovai në «tempullin» e vet për të dhënë gjykim në kohët moderne? (Mal. 3:1-3) [re f. 32 kutia; jd f. 179 par. 3–f. 181 par. 6]