Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në nëntor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse personi thotë që nuk ka fëmijë, ofroni broshurën Qëndroni vigjilentë! Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Si alternativë mund të ofrohet libri T’i afrohemi Jehovait ose Sekreti i lumturisë familjare. Janar 2008: Qëndroni vigjilentë! Kongregacionet që nuk e kanë këtë broshurë mund të ofrojnë çdo libër me 192 faqe të shtypur në letër që zverdhet ose çfarëdo libri tjetër të botuar para vitit 1991, me përjashtim të librit Krijimi, Njerëzimi në kërkim të Perëndisë dhe Të rinjtë pyesin. Shkurt: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? ose Sekreti i lumturisë familjare.
◼ Meqenëse dhjetori është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Janë në dispozicion një sërë botimesh të bazuara në Bibël, botuar enkas për t’u dhënë dëshmi atyre që i përkasin kulturave dhe formimeve fetare të ndryshme. Vëllai që merret me literaturën ka një listë të këtyre botimeve të dobishme.
◼ Kontributet në çek që bëhen për veprën mbarëbotërore në kongresin krahinor dhe ato që dërgohen në zyrën e degës, duhet t’i bëhen të pagueshme organizatës «Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri». Nëse çeqet i dërgohen me zarf zyrës së degës, mund të përdoret adresa: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, Kutia postare 118, Tiranë.
◼ Nuk është më e nevojshme që lajmëtarët të plotësojnë formularin Raporti i Studimit (S-3-AL) për çdo studim biblik që drejtojnë gjatë muajit. Megjithatë në kolonën e duhur te Raporti i Shërbimit në Fushë (S-4-AL) ata duhet të vazhdojnë të tregojnë numrin e studimeve të ndryshme që drejtojnë. Ky ndryshim fillon menjëherë dhe formulari S-3 do të përdoret vetëm për të shënuar pjesëmarrjen në mbledhjet e kongregacionit.