BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/07 f. 1
  • Letër nga Dega

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Letër nga Dega
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëhet në një zyrë dege?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Letra e Degës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Raporti 1998
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 1998
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 9/07 f. 1

Letër nga Dega

Të dashur lajmëtarë të Mbretërisë!

Gëzohemi kur shohim përparimin e veprës në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës gjatë vitit të shërbimit 2007. Kemi pasur vazhdimisht maksimume të reja në numrin e lajmëtarëve dhe një rritje në numrin e studimeve biblike. Në Shqipëri, gjatë prillit, një maksimum i ri prej 784 pionierësh ndihmës iu bashkua 678 pionierëve të rregullt, duke treguar që fryma e pionierit vazhdon të jetë një faktor vendimtar në përparimin e veprës. Jehovai e bekon këtë frymë dhe, si rrjedhojë, po bëhemi gati 4.000 lajmëtarë. Zyra e degës mbikëqyr edhe veprën në Kosovë. 152 lajmëtarët dhe pionierët që raportojnë nga ky vend, në muajin maj drejtuan 274 studime biblike.

Pas fushatës me fletushkën «Fesë së rreme po i vjen fundi!», në periudhën maj-shtator 2007 është bërë një fushatë tjetër me pionierë specialë të përkohshëm për të çuar lajmin e mirë në 19 zona të Shqipërisë dhe të Kosovës ku ka potencial për rritje, por nuk predikohet shpesh. U emëruan 40 pionierë specialë të përkohshëm: 24 u caktuan në Shqipëri dhe 16 në Kosovë. Megjithatë, ka qenë shumë inkurajuese të merrnim 270 kërkesa për të shërbyer si të tillë! Shumë prej atyre që nuk u emëruan, kanë ofruar mbështetjen e tyre duke shërbyer për ca kohë bashkë me pionierët specialë të përkohshëm. Kjo është për t’u lavdëruar.

Këto fushata kanë për qëllim t’i ndihmojnë ata me zemër të sinqertë që të dinë se çfarë mëson vërtet Bibla. (Mat. 28:19, 20) Ndërsa predikoni, mos harroni të mbani shënime për çdo të interesuar që gjeni dhe kthehuni me synimin për të filluar studime biblike. Jemi të lumtur që punojmë sup më sup me ju në këtë vepër të rëndësishme dhe ju dërgojmë dashurinë tonë të ngrohtë të krishterë.

Vëllezërit tuaj,

Zyra e Degës

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo