Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!, Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse tregohet interes, ofroni fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? me synimin për të filluar një studim biblik.
◼ Meqenëse shtatori është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Duke filluar nga muaji shtator, fjalimi publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Çfarë provash kemi se Bibla është autentike?»
◼ Këshillohet që kërkesat për shërbimin si pionierë të rregullt të dërgohen në zyrën e degës të paktën 30 ditë para datës që dëshirojnë ta fillojnë këtë shërbim. Sekretari i kongregacionit duhet ta kontrollojë formularin për t’u siguruar që është plotësuar i gjithi. Nëse ai që bën kërkesën nuk e mban mend datën e saktë të pagëzimit, duhet të llogaritë një datë të përafërt dhe ta përdorë gjithnjë këtë datë. Sekretari duhet ta shënojë këtë datë në skedën Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit (S-21).
◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe i revistave që ndodhen në repartin e literaturës duhet të bëhet më 31 gusht 2007 ose sa më afër kësaj date që të jetë e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin e bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës, dhe sasitë e përgjithshme duhet të shënohen në formularin Inventari i literaturës (S-18). Numri i përgjithshëm i revistave që janë gjendje mund të merret nga shërbëtori(ët) i(e) revistave. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin duhet ta firmosë sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë Inventari i literaturës. Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë zyrës së degës, jo më vonë se data 6 shtator. Një kopje mbajeni në arkiv. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune.