Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? ose Sekreti i lumturisë familjare. Korrik: broshura Qëndroni vigjilentë! Nëse tregohet vërtet interes, të prezantohet libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, duke bërë përpjekje të zellshme për të filluar një studim biblik. Gusht: libri Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Nëse fillohet një studim biblik, këshillohet që përpara librit Të adhurojmë Perëndinë, të studiohet libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit për muajt mars, prill dhe maj. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.—Shih Udhëzimet e llogarisë së kongregacionit (S-27).
◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda datës 30 qershor këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë 2008, Kalendari 2008, Libri vjetor 2008. Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni formularin S-14-AL për kërkesën e literaturës. Ju nxitim që t’i porositni këto botime duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të atyre që studiojnë me ta, si edhe kontributet për të mbuluar koston e botimeve.