BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/06 f. 5
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Si financohen aktivitetet e Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Si financohet vepra jonë mbarëbotërore?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Si financohet vepra jonë e predikimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • «Perëndia do një dhënës të gëzuar»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 12/06 f. 5

Kutia e pyetjes

◼ A është e përshtatshme të organizojmë shitje gjërash të përdorura ose veprimtari të ndryshme për të mbledhur para me qëllim që të ndihmojmë kongregacionin?

Organizatat fetare e kanë zakon që të organizojnë veprimtari për mbledhje fondesh, si: darka, shitje sendesh të ndryshme ose festa. Megjithëse disa janë të mendimit se këto shërbejnë për një kauzë të drejtë, veprimtari të tilla janë në fakt mënyra për të kërkuar para. Dhe Dëshmitarët e Jehovait nuk kërkojnë mbështetje financiare në këtë mënyrë.

Në numrin e dytë të Kullës së Rojës, gusht 1879, në lidhje me refuzimin për të imituar kishat e për të kërkuar fonde, thuhej kështu: «Kemi bindjen se Kulla e Rojës e Sionit ka mbështetjen e JEHOVAIT, dhe përderisa është kështu, as do të kërkojë e as do të lypë mbështetjen e njerëzve. Kur Ai që thotë ‘tërë ari dhe argjendi i maleve është imi’, të mos sigurojë më fondet e nevojshme, do ta kuptojmë se ka ardhur ora që botimi i saj të ndërpritet.»

Ne vazhdojmë të ndjekim parimin biblik: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.» (2 Kor. 9:7) Në Sallat e Mbretërisë ka një kuti kontributesh, kështu që kush dëshiron mund të japë kontribute vullnetare. (2 Mbret. 12:9) Kontributet as kërkohen e as jepen me mendimin për të fituar diçka në këmbim.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo