BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/06 f. 1
  • Të guximshëm, por paqësorë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të guximshëm, por paqësorë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • «Jini paqësorë me të gjithë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • A ia vlen të jesh paqebërës?
    Zgjohuni!—2006
  • ‘Kërkojeni paqen dhe ndiqeni’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Le të predikojmë këtë lajm të mirë të Mbretërisë
    Këndojini lavdi Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 11/06 f. 1

Të guximshëm, por paqësorë

1 Shumë njerëz të cilëve u predikojmë, shprehin disa bindje të sinqerta që bien në kundërshtim me të vërtetën biblike. Vërtet duhet të predikojmë më guxim, por dëshirojmë edhe që të ‘jemi paqësorë me të gjithë’ dhe të shmangim fyerjet e panevojshme. (Rom. 12:18; Vep. 4:29) Si mund të jemi të guximshëm, por edhe paqësorë ndërsa japim mesazhin e Mbretërisë?

2 Të gjejmë pika të përbashkëta: Ai që është paqësor i shmang debatet. Po të hedhim poshtë pa qenë nevoja bindjet e forta fetare që ka i zoti i shtëpisë, kjo nuk do të thotë se do të jetë më i prirur ta mirëpresë mesazhin tonë. Nëse ai beson diçka të gabuar, me takt mund t’i flasim për një pikë për të cilën ndoshta kemi të njëjtin mendim. Duke u përqendruar te pikat e përbashkëta, mund ta çarmatosim nga mendimet negative dhe t’i prekim zemrën.

3 Nëse e anashkalojmë një pikëpamje të gabuar të të zotit të shtëpisë, a po bëjmë kompromis ose a po e zbutim të vërtetën? Jo. Detyra jonë si shërbëtorë të krishterë nuk është të debatojmë për çdo koncept të gabuar që dëgjojmë, por të predikojmë lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mat. 24:14) Në vend që ta kundërshtojmë menjëherë kur shpreh një pikëpamje të gabuar, mund ta konsiderojmë këtë si një mundësi të mirë për të fituar gjykim të thellë, pra për të kuptuar se çfarë mendon ai individ.—Prov. 16:23.

4 Të mos i cenojmë dinjitetin: Ka raste në të cilat duhet të tregojmë kurajë dhe guxim kur hedhim poshtë disa bindje të gabuara. Por, si njerëz paqësorë, ne nuk i tallim e as nuk themi fjalë përçmuese për ata që i besojnë ose që ua mësojnë të tjerëve këto bindje të gabuara. Sjellja me superioritet i largon të tjerët, ndërsa kur jemi të përulur e të sjellshëm me ta, kjo u hap mendjen atyre që duan të vërtetën. Kur tregojmë respekt për dëgjuesit dhe për bindjet e tyre nuk ua cenojmë dinjitetin, dhe kështu ua bëjmë më të lehtë ta pranojnë mesazhin që u çojmë.

5 Apostulli Pavël i merrte parasysh bindjet e atyre që u predikonte dhe përpiqej t’ua paraqiste lajmin e mirë në një mënyrë që do t’u prekte zemrat. (Vep. 17:22-31) Ai me vullnet u bë ‘çdo gjë për njerëz të çdo lloji, që medoemos të shpëtonte disa’. (1 Kor. 9:22) Edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, duke qenë paqësorë ndërsa me guxim predikojmë lajmin e mirë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo