Një videokasetë që ia vlen ta shqyrtosh seriozisht
«Kjo videokasetë të fut vërtet në mendime!»
«Më preku drejt e në zemër.»
«Më pushtuan emocionet.»
1 A u ndiet edhe ju kështu pasi patë për herë të parë videokasetën Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë? Para disa vjetësh, një vëlla i ri në moshë po kalonte një periudhë të vështirë vetëm nga shokët që kishte zënë. Për shkak të tyre, humbi interesin për të vërtetën, si edhe marrëdhënien që kishte me Jehovain. Por pastaj doli kjo videokasetë. Ai shkroi: «Lotët më rridhnin faqeve sa herë e shihja videokasetën. Falënderova Jehovain për ndihmën në kohën e duhur.» Videokaseta e inkurajoi të bënte kthesë dhe të gjente shokët e duhur. Ai shtoi: «Është e qartë se ju e dini se çfarë ndikon te të rinjtë e sotëm.» Ju prindër dhe ju të rinj, pse nuk planifikoni ta shihni përsëri këtë videokasetë herën e ardhshme kur të keni studimin familjar? Pas çdo pjese të videokasetës, bëni një pauzë dhe diskutoni me njëri-tjetrin hapur dhe me sinqeritet për pyetjet në paragrafët e mëposhtëm.
2 Hyrja: Çfarë është një mik i vërtetë?—Prov. 18:24.
3 Pengesa për miqësinë: Si mund ta kapërceni ndjenjën e mënjanimit nga shoqëria? (Filip. 2:4) Pse duhet të jeni të gatshëm të përmirësoni personalitetin dhe kush mund t’ju ndihmojë për këtë? Ç’gjë mund t’ju krijojë mundësi të bëni më shumë miq dhe ku mund t’i gjeni?—2 Kor. 6:13.
4 Miqësia me Perëndinë: Si mund të zhvilloni një miqësi më të ngushtë me Jehovain dhe pse ia vlen të përpiqemi? (Psal. 34:8) Cilët mund t’ju ndihmojnë më tepër që ta forconi miqësinë me Perëndinë?
5 Lloji i gabuar i miqve: Cilët mund të quhen shoqëri e keqe? (1 Kor. 15:33) Në ç’mënyrë miqtë e gabuar mund ta shtyjnë dikë drejt shkatërrimit frymor? Çfarë mësoni nga tregimi biblik i Dinës?—Zan. 34:1, 2, 7, 19.
6 Një dramë moderne: Si ndikoi vetmia te Tara? Si e justifikoi miqësinë e saj me të rinjtë nga bota? Në çfarë situatash të rrezikshme e çuan ata? Pse nuk arritën prindërit e saj ta kuptonin se në ç’gjendje të rrezikshme ndodhej ajo, por me çfarë qëndrimi e ndihmuan të rimëkëmbej nga ana frymore? Si tregoi një motër pioniere se ishte një shoqe e vërtetë për Tarën? Pse duhet t’ia vënë veshin të krishterët këshillave që gjendet te Proverbat 13:20 dhe Jeremia 17:9? Çfarë mësimi të rëndësishëm nxori Tara?
7 Përfundimi: Çfarë keni mësuar nga kjo videokasetë? Si mund ta përdorni për të ndihmuar të tjerët?—Psal. 71:17.