Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 gusht
«Kemi dëshirë të dëgjojmë mendimin tuaj për diçka që ka thënë Jezui. [Të lexojmë Mateun 5:5.] A mendoni se kushtet në tokë do të jenë siç janë tani kur të plotësohet ky premtim? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë shpjegon nga Bibla se si do ta ndryshojë Jezui tokën. Gjithashtu tregon se kush do ta trashëgojë tokën.»
Zgjohuni! gusht
«A mendoni se do t’i shohim përsëri të afërmit tanë të dashur që kanë vdekur? [Të presim përgjigjen.] Shikoni çfarë premton Jezui për ata që kanë vdekur. [Të lexojmë Gjonin 5:28, 29.] Ky artikull shpjegon nga Bibla se çfarë ndodh me ne kur vdesim.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 28.
Kulla e Rojës 1 shtator
«Shumë njerëz sot kanë humbur interesin për fenë. A mendoni se feja na ndihmon të bëhemi njerëz më të mirë? [Të presim përgjigjen.] Vini re çfarë paratha Bibla për atë që do të kërkonin njerëzit nga feja në ditët e fundit. [Të lexojmë 2 Timoteut 4:3, 4.] Kjo revistë shpjegon se si adhurimi i vërtetë nderon Perëndinë dhe si na sjell dobi.»
Zgjohuni! shtator
«Shumë njerëz pyesin nëse shkenca e mbështet besimin te Perëndia. Po ju, si mendoni? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Hebrenjve 3:4.] Ky numër special i revistës Zgjohuni! shqyrton provat që i shtyjnë disa shkencëtarë të besojnë në ekzistencën e Krijuesi.»