Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në muajin korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A duhet të besosh në Trinitet?, A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Qëndroni vigjilentë!, A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?, Një libër për të gjithë njerëzit, dhe Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Ndiqni interesin e të gjithë itinerareve duke i vizituar me synimin që të filloni studime biblike. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të prezantojmë broshurën Qëndroni vigjilentë! në mënyrë që të rritim interesin e tyre për Biblën.
◼ Duke filluar nga muaji shtator, mbikëqyrësit qarkorë do të mbajnë fjalimin publik me temë: «Çfarë emri kemi para Perëndisë?»
◼ Këshillohet që kërkesat për shërbimin si pionierë të rregullt të dërgohen në zyrën e degës të paktën 30 ditë para datës që dëshirojnë ta fillojnë këtë shërbim. Sekretari i kongregacionit duhet ta kontrollojë formularin për t’u siguruar që është plotësuar i gjithi. Nëse ai që bën kërkesën nuk e mban mend datën e saktë të pagëzimit, duhet të llogaritë një datë të përafërt dhe të përdorë gjithnjë këtë datë. Sekretari duhet ta shënojë këtë datë në skedën Regjistrimi i Lajmëtarit të Kongregacionit (S-21).
◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të sigurohen që të kenë një Letër të emërimit si pionier (S-202) për çdo pionier të rregullt në kongregacion. Nëse nuk kanë, duhet t’i shkruajnë zyrës së degës.
◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe i revistave që ndodhen në repartin e literaturës duhet të bëhet më 31 gusht 2006 ose sa më afër kësaj date që të jetë e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin e bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës dhe sasitë e përgjithshme duhet të shënohen në formularin Inventari i Literaturës (S-18). Numri i përgjithshëm i revistave që janë gjendje mund të merret nga shërbëtori(ët) i(e) revistave. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin duhet ta firmosë sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë Inventari i Literaturës. Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë zyrës së degës, jo më vonë se data 6 shtator. Një kopje mbajeni në arkiv. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune.