Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 maj
«A do t’ju pëlqente të jetonit në kushtet që tregohen në këtë varg të Biblës? [Të lexojmë 2 Pjetrit 3:13. Pastaj të presim përgjigjen.] Kjo revistë shpjegon se çfarë janë toka dhe qiejt e rinj. Gjithashtu tregon se sa ndryshe do të jetë jeta kur Perëndia të përmbushë qëllimin që ka për tokën.»
Zgjohuni! maj
«Disa njerëz mendojnë se duhet të jesh agresiv që të kesh sukses sot. Ndryshe nga këta, shiko se çfarë këshille dha Jezui. [Të lexojmë Mateun 5:5, 9.] A jeni dakord me këtë? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë thekson tre të mira që vijnë kur jemi paqebërës.» T’i tregojmë artikullin që fillon në faqen 28.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Në të shkuarën, në shumë vende, të moshuarit trajtoheshin me shumë respekt, siç tregohet edhe në këtë ligj të kohëve të lashta. [Të lexojmë Levitikun 19:32.] A mendoni se respektohen po njësoj edhe sot? [Të presim përgjigjen.] Në këtë revistë tregohet se si kujdeset Perëndia për të moshuarit dhe si mund të bëjmë edhe ne të njëjtën gjë.»
Zgjohuni! qershor
«Terrorizmi nuk është diçka e re, por sot është shtuar dhe është kthyer në një fenomen mbarëbotëror që prek çdokënd. Si mendoni, pse ka ndodhur kjo? [Të presim përgjigjen.] Ky numër i revistës Zgjohuni! tregon nga Bibla se kur do të marrë fund terrorizmi dhe se si Perëndia do të sjellë paqe të vërtetë në tokë.» Të lexojmë Mikenë 4:4.