BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/06 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 3/06 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin mars: libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, përpiquni t’u lini librin e ri Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin që të filloni me ta një studim biblik. Qershor: libri Të mësojmë nga mësuesi i madh. Nëse personi thotë që nuk ka fëmijë, ofroni librin Familja.

◼ Meqenëse prilli është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një rast mjaft i mirë për të shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Përkujtimi do të mbahet të mërkurën më 12 prill 2006. Në rast se kongregacioni i ka normalisht mbledhjet të mërkurën, këto të bëhen një ditë tjetër të javës, nëse Salla e Mbretërisë është e lirë. Në qoftë se kjo gjë nuk është mundur dhe mund të mos e bëni Mbledhjen e Shërbimit, pjesët që zbatohen veçanërisht për kongregacionin mund t’i përfshini në një tjetër Mbledhje Shërbimi.

◼ Kongregacionet duhet t’ua shpërndajnë lajmëtarëve numrat e rinj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! sapo t’i marrin. Kjo do t’u japë mundësi lajmëtarëve ta njohin mirë përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbim. Në të njëjtën mënyrë duhet vepruar edhe me Shërbimi ynë i Mbretërisë, që mund të shpërndahet edhe në Studimin e Librit të Kongregacionit.

◼ Në maj, në një nga mbledhjet e Shërbimit do të trajtohet videokaseta Noeja: Ai eci me Perëndinë. Nëse është e nevojshme, kërkesa për të pasur një kopje të kësaj videokasete duhet të bëhet sa më shpejtë nëpërmjet kongregacionit.

◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet degës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale, mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo