BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/06 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 1/06 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin janar: mund të ofrohet ndonjë prej këtyre librave që janë gjendje në kongregacionin tuaj: Krijuesi, Të rinjtë pyesin, Profecitë e Danielit, Njeriu më i madh ose libra të tjerë botuar vite më parë dhe që kanë ngelur pa u shpërndarë prej kohësh. Nëse i zoti i shtëpisë nuk e pranon ofertën e muajit, mund të prezantoni broshurën Qëndroni vigjilentë! Shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, përpiquni që t’u lini librin e ri Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin që të filloni me ta një studim biblik.

◼ Meqenëse prilli është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një rast mjaft i mirë për të shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Duke filluar nga muaji shkurt, por jo më vonë se data 5 mars, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Mund ta gëzoni jetën në paqe tani dhe përgjithmonë.»

◼ Kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të kremtuar Përkujtimin, i cili këtë vit bie të mërkurën më 12 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, të gjitha kongregacionet në Shqipëri e në Kosovë do t’i kalojnë emblemat pas orës 19.20. Ndonëse parapëlqehet që çdo kongregacion ta kremtojë Përkujtimin më vete, kjo mund të mos jetë gjithnjë e mundur. Kur të njëjtën Sallë Mbretërie zakonisht e përdorin disa kongregacione, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të gjejnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Në qoftë se është e mundur, sugjerojmë një interval të paktën prej 40 minutash midis programeve, në mënyrë që të gjithë të nxjerrin plotësisht dobi nga ky rast. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat do të jenë masat më të mira që mund të merren për zonën e tyre.

◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje ose të kongresit krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datën, orën dhe vendin duhet t’i dërgohet zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Një listë me adresat e zyrave të degës mund ta gjeni në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo