Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 26 dhjetor 2005. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 7 nëntor deri më 26 dhjetor 2005. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që nxitja jonë të jepet «në bazë të dashurisë»? (Fil. 9) [be f. 266]
2. Në ç’mënyrë mund të ‘nxitim me anë të mësimit që është i shëndoshë’? (Titit 1:9) [be f. 267 par. 1, 2]
3. Pse është e rëndësishme që bisedat tona të jenë inkurajuese, dhe si mund ta bëjmë këtë? [be f. 268 par. 1-3, kutia]
4. Ashtu si Moisiu, si u japim kurajë të tjerëve kur i ndihmojmë të kujtojnë se çfarë ka bërë Jehovai për popullin e tij? (Ligj. 3:28; 31:1-8) [be f. 268 par. 5–f. 269 par. 2]
5. Pse do të ishte inkurajuese për dëgjuesit tanë, nëse u flasim me kënaqësi për ato që po bën dhe do të bëjë në të ardhmen Jehovai? [be f. 270, 271]
FJALIMI NR. 1
6. Nga cilat rreziqe duhet të mbrohen të krishterët e pasur dhe si mund ta bëjnë? [g03 8/1 f. 27 par. 5, 6]
7. Për sa i përket çështjes së zgjedhjes së lirë, si mund ta zbatojmë parimin që gjejmë te 1 Selanikasve 4:11? [g03 8/3 f. 13 par. 5]
8. Çfarë janë ‘shakatë e ndyra’ për të cilat flitet te Efesianëve 5:3, 4 dhe si i konsideron Jehovai? [g03 8/6 f. 19 par. 3, 4]
9. Siç kuptohet nga tregimi i Lukës 9:51-56, ç’pikëpamje kishte Jezui për tolerancën etnike? [g03 8/8 f. 27 par. 1]
10. Cilat janë tri gjëra të domosdoshme nëse duam të kemi sukses në luftën ndaj dëshirave tona të gabuara, dhe si do të çlirohemi përfundimisht nga dëshira të tilla? [g03 8/12 f. 21 par. 5]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Pse u përdorën figurat e demave në ndërtimin e bazës së detit prej metali të derdhur? (2 Kron. 4:2-4)
12. Në lutjen e kushtimit të tempullit, si e kuptoi Solomoni se Jehovai është i kujdesshëm jo vetëm ndaj nevojave të shërbëtorëve të tij si grup, por edhe ndaj nevojave të çdo individi që i frikësohet atij? (2 Kron. 6:29, 30)
13. Në lidhje me forcën, çfarë mësimi na bën të kuptojmë qartë rasti i mbretit Uziah të Judës? (2 Kron. 26:15-21)
14. Kur populli i Perëndisë të sulmohet nga Gogu i Magogut, si duhet të veprojë sipas asaj që thuhet te 2 Kronikave 20:17?
15. Çfarë do të thotë shprehja ‘besëlidhje kripe’? (2 Kron. 13:5)