Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në muajin nëntor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse i zoti i shtëpisë thotë se nuk ka fëmijë, mund të ofrohet libri Njohuria ose fletushka A dëshiron të dish më shumë për Biblën? Dhjetor: libri Njeriu më i madh. Si alternativë mund të ofrohet Libri im i tregimeve biblike ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në Parajsë mbi tokë, nëse këta libra janë gjendje në kongregacion. Janar: Mund të ofrohet ndonjë prej këtyre librave që janë gjendje në kongregacionin tuaj: Krijuesi, Të rinjtë pyesin, Profecitë e Danielit, Njeriu më i madh ose libra të tjerë botuar vite më parë dhe që kanë ngelur pa u shpërndarë prej kohësh. Nëse i zoti i shtëpisë nuk e pranon ofertën e muajit, mund të prezantoni broshurën Qëndroni vigjilentë! Shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 dhjetor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.
◼ Më 1 gusht 2005 janë emëruar dy kongregacione të reja: Librazhd dhe Tiranë Shkozë Lindja. Këto emërime e çojnë në 81 numrin e kongregacioneve në Shqipëri.
◼ Kontributet që bëhen me anë të çeqeve ose që hidhen në Sallën e Mbretërisë, në kutinë e kontributeve për veprën mbarëbotërore dhe në kutinë për Fondin e Sallave të Mbretërisë, duhet të bëhen të pagueshme në adresën: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri. E njëjta gjë vlen edhe për kontributet që bëhen me çek në kongresin krahinor dhe ato që dërgohen në zyrën e degës. Adresa e zyrës së degës është: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, Kutia Postare 118, Tiranë.
◼ Në njërën nga Mbledhjet e Shërbimit për janarin do të trajtohet videokaseta Transfuzioni: Kujdesi mjekësor alternativ plotëson nevojat dhe të drejtat e pacientit. Kjo videokasetë ende nuk disponohet në gjuhën shqipe. Prandaj, nëse kuptoni një gjuhë të huaj dhe keni aparat video, mund ta porositni videokasetën sa më shpejt në gjuhën që dëshironi, me anë të kongregacionit.