BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/05 f. 1
  • Të shpallim lavdinë e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të shpallim lavdinë e Jehovait
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • «Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!»—Psalmi 96:8.
    «Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!»—Psalmi 96:8.
  • Jepi lavdi Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Ta bëjmë të njohur emrin hyjnor
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Le të shpallin të gjithë lavdinë e Jehovait!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 11/05 f. 1

Të shpallim lavdinë e Jehovait

1 Psalmisti shpalli: «Këndojini Jehovait të gjithë ju banorët e tokës! Shpalluni kombeve lavdinë e tij, dhe gjithë popujve bëmat e tij!» Ndërsa mendojmë për gjërat që Jehovai ka bërë, po bën dhe do të bëjë për ne në të ardhmen, zemra na nxit të shpallim lavdinë e tij.​—Psal. 96:1, 3.

2 Në shërbim: Dëshmitarët e Jehovait kanë privilegjin të mbajnë emrin e Perëndisë dhe ta lëvdojnë publikisht këtë emër anembanë tokës. (Mal. 1:11) Sa ndryshe nga kleri i të ashtuquajturit krishterim, që me arrogancë e ka hequr emrin e Perëndisë nga përkthimet e Biblës! Është urgjente të shpallim emrin e Perëndisë, pasi njerëzit duhet ta thërrasin me besim këtë emër, që të shpëtojnë gjatë shtrëngimit të madh që po vjen. (Rom. 10:13-15) Për më tepër, paqja universale, përfshirë edhe paqen mes banorëve të tokës, varet nga shenjtërimi i emrit të Perëndisë. Vërtet, të gjitha veprat e Perëndisë lidhen me emrin e tij.

3 «Jehovai është i madh dhe i denjë të lëvdohet shumë.» Mirëpo, për ‘t’i dhënë Jehovait lavdinë që meriton emri i tij’, njerëzit duhet të mësojnë të vërtetën rreth tij. (Psal. 96:4, 8) Megjithatë, disa e mohojnë ekzistencën e Perëndisë. (Psal. 14:1) Të tjerë shpifin e thonë se është i pafuqishëm ose nuk i intereson se çfarë bëjnë njerëzit. Kur i ndihmojmë njerëzit me zemër të sinqertë të marrin njohuri të saktë për Krijuesin, për qëllimet dhe për personalitetin e tij tërheqës, ne i japim lavdi Jehovait.

4 Me anë të sjelljes sonë: Kur jetojmë në harmoni me normat e drejta të Jehovait, e nderojmë atë. Sjellja jonë e shkëlqyer nuk kalon pa u vënë re. (1 Pjet. 2:12) Për shembull, pastërtia dhe rregullsia në pamjen tonë të jashtme mund t’i nxitë të tjerët të na lavdërojnë, dhe kjo na jep mundësi t’u flasim për dobitë që vijnë kur jeton sipas parimeve që gjenden te Fjala e Perëndisë. (1 Tim. 2:9, 10) Sa të kënaqur jemi kur të tjerët ‘i shohin veprat tona të shkëlqyera dhe i japin lavdi Atit tonë që është në qiej’!​—Mat. 5:16.

5 Me fjalët dhe me veprat tona, le të lartësojmë çdo ditë Perëndinë tonë të mrekullueshëm, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së gëzueshme: «Këndojini Jehovait, bekoni emrin e tij! Flitni ditë për ditë lajmin e mirë të shpëtimit që sjell ai.»​—Psal. 96:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo