BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/05 f. 7
  • Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 10/05 f. 7

Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 31 tetor 2005. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 shtator deri më 31 tetor 2005. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.​—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]

CILËSITË ORATORIKE

1. Si mund të sigurohemi që mësimdhënia jonë nga Fjala e Perëndisë, t’u prekë zemrën dëgjuesve? (Mat. 13:19) [be f. 258 par. 1, 2, kutia]

2. Çfarë mund të na ndihmojë të kuptojmë atë që ka në zemër dikush dhe çfarë duhet të kemi parasysh? [be f. 259 par. 2, 3]

3. Pse gjatë mësimdhënies është e rëndësishme të theksojmë cilësitë e mrekullueshme të Jehovait? [be f. 260 par. 1]

4. Si mund t’i ndihmojmë studentët biblikë të kuptojnë se ku kanë nevojë të përmirësojnë? [be f. 260 par. 4–f. 261 par. 1]

5. Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar studentët biblikë ose dëgjuesit që të analizojnë motivet e veprimeve të tyre? [be f. 262 par. 2, 3]

FJALIMI NR. 1

6. Çfarë do të thotë ‘të kërkosh me ngulm’ Jehovain dhe si e tregojmë se po e bëjmë këtë? (Hebr. 11:6) [w03 15/8 f. 25 par. 2; f. 26 par. 1, 2; f. 27 par. 2]

7. Çfarë është ‘modeli i fjalëve të shëndosha’ dhe si e tregojnë pleqtë se i përmbahen këtij modeli? (2 Tim. 1:13, 14) [w03 1/1 f. 29 par. 3–f. 30 par. 1]

8. Çfarë përfaqëson «mali» nga u shkëput guri që goditi shëmbëlltyrën e përshkruar te Danieli 2:31-44, dhe në ç’kuptim guri «u shkëput, pa e prekur kush me dorë» dhe «u bë një mal i madh dhe mbushi tërë tokën»? [dp f. 61 par. 33]

9. Cilat prova tregojnë qartë se javët e përmendura te Danieli 9:24, 25, nuk janë me nga shtatë ditë secila? [dp f. 187 par. 14]

10. Pasi Jehovai e hoqi besëlidhjen e Ligjit me anë të vdekjes së Krishtit në vitin 33 të e.s, si mund të thuhej te Danieli 9:27 se Mesia «duhet ta mbajë në fuqi për një javë besëlidhjen për shumë veta»? [dp f. 194 par. 26]

LEXIMI JAVOR I BIBLËS

11. A e mbështet adhurimin e relikeve fetare 2 Mbretërve 13:21?

12. A kishte bërë aleancë Hezekia me Egjiptin? (2 Mbret. 18:19-21, 25)

13. Si e plotëson profecinë e Isaisë 31:8, tregimi i disfatës së asirianëve, i raportuar te 2 Mbretërve 19:35-37?

14. Pse Luka 3:27 i referohet Shealtielit, birit të Jekonisë, si biri i Nereit? (1 Kron. 3:16-18)

15. Si lanë një shembull të shkëlqyer për shërbëtorët e sotshëm të Perëndisë rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut në ditët e mbretit Saul? (1 Kron. 5:18-22)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo