Njoftime
Literatura që do të ofrohet në muajin gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? Shtator: A ka një Krijues që interesohet për ju? Nëse i zoti i shtëpisë nuk e pranon librin, prezantojini broshurën Qëndroni vigjilentë! Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Në rastet kur tregohet interes, ju lutemi të prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Nëntor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i madh. Nëse i zoti i shtëpisë thotë se nuk ka fëmijë, mund të ofrohet libri Njohuria ose fletushka A dëshiron të dish më shumë për Biblën?
◼ Meqenëse tetori është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një rast mjaft i mirë për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Informojmë të gjitha kongregacionet se nuk do të mbahet kongresi krahinor që ishte programuar në Prishtinë, Kosovë, më datë 4 shtator 2005.
◼ Faqet 5 dhe 6 të këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë duhen ruajtur për t’u përdorur për përgatitjen paraprake dhe rishikimin e asamblesë qarkore dhe asamblesë speciale njëditore që do të mbahen gjatë vitit të shërbimit 2006.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 shtator ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.
◼ Kujtohen të gjithë lajmëtarët që të mos përdorin kurrë në ndonjë korrespondencë të tyre personale adresën e zyrës së degës. Kjo përfshin të gjitha rastet kur dërgohen me postë letra dhe botime biblike për t’u dëshmuar personave të interesuar, atyre që nuk janë gjetur në shtëpi ose atyre që banojnë në vende të vështira për t’u arritur. Një lajmëtar mund të përdorë adresën e tij personale, meqenëse shërbimi që ai bën në fushë është në fakt pjesë e shërbimit që ai personalisht po i bën Perëndisë. (Mat. 28:19, 20; Rom. 10:14, 15) Sidoqoftë, nëse lajmëtari mendon se do të ishte më mirë që të mos e japë adresën e tij personale kur dëshmon me anë të letrave, atëherë mund të përdorë emrin e tij dhe adresën e Sallës së Mbretërisë.—Shih Kutinë e pyetjes te Shërbimi ynë i Mbretërisë maj 2002.
◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe revistave që ndodhen në repartin e literaturës duhet të bëhet më 31 gusht 2005 ose sa më afër kësaj date që të jetë e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin e bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës dhe sasitë e përgjithshme duhet të shënohen në formularin Inventari i Literaturës (S-18). Numri i përgjithshëm i revistave që janë gjendje mund të merret nga shërbëtori(ët) i(e) revistave. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin do ta firmosin sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë Inventari i Literaturës (S-18). Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë zyrës së degës, jo më vonë se data 6 shtator. Mbani një kopje në arkivin tuaj. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune.