Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 qershor 2005. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 2 maj deri më 27 qershor 2005. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Pse krahasimet dhe metaforat janë mjete të fuqishme në mësimdhënie? (Zan. 22:17; Psal. 1:3; Jak. 3:6) [be f. 240 par. 2-4, kutia]
2. Ku mund të gjejmë shembuj të dobishëm për të mësuar, por çfarë kujdesi duhet të bëjmë në këtë drejtim? [be f. 242 par. 1, 2]
3. Çfarë duhet të kemi parasysh që ilustrimet që zgjedhim të jenë sa më të efektshme? [be f. 244 par. 1, 2]
4. Pse duhet të përdorim mjete ndihmëse pamore në mësimdhënie dhe si e ka bërë Jehovai një gjë të tillë? [be f. 247 par. 1, 2, kutia]
5. Si mund t’i përdorim në shërbim mjetet ndihmëse pamore? [be f. 248 par. 1–f. 249 par. 2]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë drejtimi na jep Fjala e Perëndisë në lidhje me arsimimin e fëmijëve? [w03 15/3 f. 12 par. 2; f. 14 par. 3]
7. Si tregoi interes Jehovai për Davidin kur ishte i ri, dhe anasjelltas, si tregoi Davidi interes për Jehovain? [w03 15/4 f. 29 par. 4; f. 30 par. 3]
8. Pse flijimi i Abelit u vu re nga Jehovai dhe për çfarë na siguron kjo? (Zan. 4:4) [w03 1/5 f. 28 par. 4–f. 29 par. 1]
9. Çfarë është ‘disiplina e Jehovait’ që Proverbat 3:11, BR, na këshillon të mos e hedhim poshtë? [w03 1/10 f. 20 par. 2-4]
10. Çfarë do të thotë shprehja ‘të kënaqemi me atë që kemi’, te 1 Timoteut 6:6-8? [w03 1/6 f. 9 par. 1, 2; f. 10 par. 1]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Çfarë na mëson fakti që Davidi u këshillua me Jehovain para se të vendosej në Hebron? (2 Sam. 2:1) [w05 15/5 f. 17]
12. Çfarë mësojmë nga përpjekja e parë e Davidit për të sjellë në Jerusalem arkën e besëlidhjes? (2 Sam. 6:2-9)
13. Pasi ata që mëkatuan ishin Davidi dhe Betsheba, pse duhej të vdiste djali i tyre, ndërkohë që te Ligji i përtërirë 24:16 dhe tek Ezekieli 18:20 thuhet se një bir nuk do të vdesë për gabimet e babait? (2 Sam. 12:14; 22:31)
14. Si e dimë që akuza e Zibës ndaj Mefiboshetit ishte një gënjeshtër? (2 Sam. 16:1-4)
15. Pse është një shembull i shkëlqyer për ne reagimi i Mefiboshetit në situatën që përfshinte Zibën? (2 Sam. 19:24-30)