Njoftime
Literatura që do të ofrohet në muajin maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni njerëzit e interesuar, përfshini edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën. Kini si synim që t’u lini librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar studime biblike, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Përpiquni që të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 qershor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.
◼ Gjatë periudhës nëntor 2004—janar 2005, në Shqipëri janë zhvilluar 15 asamble speciale njëditore, ku gjithsej ishin 5.622 të pranishëm dhe u pagëzuan 83 lajmëtarë.
◼ Në asamblenë speciale njëditore që u mbajt në Prishtinë, Kosovë, ishin 253 të pranishëm dhe 5 të pagëzuar.
◼ Emërime kongregacionesh të reja: Tiranë Iba (1 janar 2005) dhe Tirana e Re (1 mars 2005).