BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/04 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Pse modestia ka ende vlerë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Ti mund ta ruash modestinë nën sprova
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Si të përshtatesh me një caktim të ri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • «Mençuria është me modestët»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 11/04 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Si duhet t’i përmbushim caktimet që na jepen në kongregacion?

Funksionimi i rregullt i një kongregacioni të popullit të Jehovait është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. (1 Kor. 14:33, 40) Mendo pak se çfarë pune bëhet vetëm për të mbajtur një mbledhje në kongregacion! Përveç programit, vëllezërit e motrat kanë shumë për të bërë para dhe pas mbledhjes. Të rëndësishme janë edhe caktimet që të tjerët nuk i shohin kur kryhen. Si mund të japë secili prej nesh ndihmën e vet në këtë drejtim?

Të ofrojmë vullnetarisht ndihmën tonë. Kushdo që ka frymën e gatishmërisë do të gjejë shumë për të bërë. (Psal. 110:3) Prandaj, të interesohemi për të sëmurët dhe të moshuarit. Të ndihmojmë në pastrimin e Sallës së Mbretërisë. Mund të bëhemi të dobishëm edhe pa na kërkuar njeri për të bërë diçka. Mjafton të kemi dëshirën për të ndihmuar.

Të shërbejmë me modesti. Ai që është modest i ndihmon të tjerët me gëzim. (Luka 9:48) Modestia nuk do të na lejojë që të marrim përsipër më shumë se ç‘mund të bëjmë në të vërtetë. Për më tepër, modestia do të na ndihmojë që të mos i kalojmë caqet e autoritetit që na është besuar.​—Prov. 11:2.

Të jemi të besueshëm. Moisiut i sugjeruan të zgjidhte «njerëz të besuar» për të marrë përgjegjësi në Izraelin e lashtë. (Dal. 18:21) E njëjta cilësi nevojitet edhe sot. Të tregojmë përkushtim për çdo caktim që marrim. (Luka 16:10) Nëse nuk kemi mundësi të përmbushim një caktim, të sigurohemi që të merren masat që në mungesën tonë ta bëjë dikush tjetër.

Të bëjmë maksimumin tonë. Të krishterët nxiten që të punojnë me gjithë shpirt edhe kur punojnë në botë. (Kolos. 3:22-24) Kjo vlen edhe më tepër kur punojmë për të çuar përpara adhurimin e vërtetë. Edhe kur një caktim kërkon përulësi ose duket i parëndësishëm, është në të mirë të kongregacionit, nëse e kryejmë siç duhet.

Çdo caktim na jep mundësinë të tregojmë dashurinë tonë për Jehovain dhe për vëllezërit tanë. (Mat. 22:37-39) Le të përmbushim me përkushtim çdo lloj caktimi që na besohet.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo