BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/04 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 9/04 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: A ka një Krijues që interesohet për ju? Si një mundësi tjetër mund të ofroni: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon?, duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Nëntor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike. Dhjetor: Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë ose Libri im i tregimeve biblike.

◼ Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit 2005 do të mbahet ditën e diel, më 10 prill. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Kongregacionet që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose ndonjë asamble, do ta mbajnë fjalimin special javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special përpara datës 10 prill 2005.

◼ U kujtojmë pleqve të ndjekin udhëzimet e dhëna në Kullën e Rojës, gusht 1991, faqet 27-29, në lidhje me ndonjë të përjashtuar ose të vetëpërjashtuar të cilin duhet ta vizitojnë.

◼ Kongregacionet duhet t’ua shpërndajnë lajmëtarëve numrat e rinj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! sapo t’i marrin. Kjo do t’u japë mundësi lajmëtarëve ta njohim mirë përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbim.

◼ Meqenëse tetori do të ketë pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo