BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/04 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 7/04 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në korrik, gusht dhe shtator: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike. Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!. Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon?, duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike.

◼ Duke filluar nga shtatori, mbikëqyrësit qarkorë do të mbajnë fjalimin publik me temë: «Ta përballojmë të ardhmen me besim dhe guxim.»

◼ Kur predikojmë në një territor të pacaktuar, lajmëtarët mund të ofrojnë broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria. Nëse pronari i shtëpisë i ka këto dy botime, mund të jepet ndonjë botim tjetër. Të gjithë duhet të mbajmë me vete fletushka të ndryshme për ata që nuk janë në shtëpi ose për ata që nuk e pranojnë literaturën. Duhen bërë përpjekje për të ndjekur interesin e treguar nga ana e individit, sidomos nëse këto territore të pacaktuara mund të predikohen edhe nga kongregacionet aty afër.

◼ Sekretarët e kongregacionit duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme të formularëve Kërkesë për Shërbimin si Pionier i Rregullt (S-205) dhe Kërkesë për Shërbimin si Pionier Ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me anë të formularit Kërkesë për Literaturë (S-14). Mbani një sasi formularësh që mund të mjaftojë të paktën për një vit.

◼ Para se t’i dërgoni zyrës së degës kërkesën për shërbim si pionier i rregullt, sekretari i kongregacionit duhet ta kontrollojë formularin për t’u siguruar që është plotësuar. Nëse ai që bën kërkesën, nuk mban mend datën e saktë të pagëzimit, duhet të llogaritin një datë të përafërt dhe ta mbajnë shënim. Pastaj sekretari duhet ta shënojë këtë datë në kartelat e Regjistrimit të Lajmëtarit të Kongregacionit.

◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje ose kongresi krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datën, orën dhe vendin duhet t’i dërgohet zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Një listë me adresat e zyrave të degës mund ta gjeni në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.

◼ Është e nevojshme që zyra e degës të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe numrave telefonikë të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë që ka ndryshime, Komiteti i Shërbimit të Kongregacionit duhet të plotësojë, firmosë dhe t’i dërgojë menjëherë zyrës së degës formularin Ndryshim i Adresës së Mbikëqyrësit Drejtues/Sekretarit (S-29). E njëjta gjë duhet bërë kur ka ndryshim në prefiksin telefonik.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo