Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, ku mund të përfshihen edhe ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, kini si synim që të lini librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar studime biblike me ta, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 qershor ose sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të jetë bërë kjo, të jepet një njoftim në kongregacion, pasi të jetë lexuar raporti vijues i llogarisë.