BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/04 f. 7
  • Një mjet për t’i ndihmuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një mjet për t’i ndihmuar
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Lajmi i mirë në Internet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Siti ynë zyrtar​—Përdoreni për të ndihmuar ata që flasin gjuhë të huaj
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Siti ynë zyrtar​—Projektuar për dobinë tonë dhe të të tjerëve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Nëse ju nevojitet menjëherë literaturë në gjuhë të huaj
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 5/04 f. 7

Një mjet për t’i ndihmuar

Të krishterët e vërtetë përhapin lajmin e mirë duke kryer kështu një shërbim publik. (Filip. 2:17) Për të arritur këtë, në Internet në adresën www.watchtower.org janë vendosur disa broshura, fletushka dhe artikuj në 20 gjuhë. Ky sit në Internet nuk është hapur për t’u shpërndarë botimet e fundit Dëshmitarëve të Jehovait. Synimi për të cilin është hapur është që t’i ofrojë publikut informacione të sakta për mësimet biblike të Dëshmitarëve të Jehovait.

Kohët e fundit sitit tonë zyrtar i është shtuar diçka e rëndësishme. Është broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? në më shumë se 220 gjuhë. Veç kësaj, duke filluar me numrin e 1 janarit dhe të 8 janarit 2004, revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në të gjitha gjuhët do të kenë në faqen e fundit adresën tonë në Internet.

Si mund ta përdorni këtë mjet? Për shembull, ndoshta takoni dikë që duket i interesuar, por nuk e kupton gjuhën tonë. Nëse ka mundësi të përdorë Internetin, tregojini adresën e Internetit në faqen e fundit të Kullës së Rojës ose të Zgjohuni! Në këtë mënyrë, ai mund të shqyrtojë broshurën Çfarë kërkon? në gjuhën e tij derisa të ktheheni ju me literaturë në atë gjuhë. Ose ndoshta do të keni mundësi t’ia kaloni rivizitën kongregacionit a grupit që ka përgjegjësinë për atë gjuhë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo