Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: Libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Shkurt: Libri T’i afrohemi Jehovait. Nëse ky botim nuk ndodhet në kongregacion, mund të ofrohet libri Jeta: Si erdhi këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Në rast se disa njerëz tashmë e kanë këtë botim, mund të ofrohet libri Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! Prill: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përfshini edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën. Kini si synim që të lini tek ata librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar me ta studime biblike, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon?
◼ Duke nisur nga java që fillon më 15 mars 2004, do të studiojmë në Studimin e Librit të Kongregacionit librin T’i afrohemi Jehovait.
◼ Duke filluar nga muaji shkurt, por jo më vonë se data 7 mars, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Vlerat e kujt çmoni?»
◼ Kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të kremtuar Përkujtimin, i cili këtë vit bie të dielën më 4 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, të gjitha kongregacionet në Shqipëri e në Kosovë do t’i kalojnë emblemat pas orës 19.15. Meqë në atë ditë nuk do të mbahen mbledhje të tjera përveç mbledhjeve për shërbim, duhen marrë masa të përshtatshme për të drejtuar Studimin e Kullës së Rojës një ditë tjetër. Mbikëqyrësve qarkorë do t’u duhet të rregullojnë programin e mbledhjeve për javën sipas rrethanave lokale. Ndonëse parapëlqehet që çdo kongregacion ta kremtojë Përkujtimin më vete, kjo mund të mos jetë gjithnjë e mundur. Kur të njëjtën Sallë Mbretërie zakonisht e përdorin disa kongregacione, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të sigurojnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Në qoftë se është e mundur, sugjerojmë një interval të paktën prej 40 minutash midis programeve, në mënyrë që të gjithë të nxjerrin plotësisht dobi nga rasti. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat masa do të ishin më mirë të merreshin për zonën e tyre.