BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/03 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 12/03 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Një mundësi tjetër mund të jetë Libri im i tregimeve biblike ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë. Janar: Libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Shkurt: Libri T’i afrohemi Jehovait. Nëse ky botim nuk është në dispozicion, mund të ofrohet libri Jeta: Si erdhi këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike në shtëpi. Në rast se disa njerëz tashmë e kanë këtë botim, mund të ofrohet libri Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!

◼ U kujtojmë vëllezërve që mbajnë llogarinë e kongregacionit se kontributet e hedhura në kutitë për Veprën Mbarëbotërore dhe për Fondin e Sallave të Mbretërisë duhen dërguar çdo muaj dhe nuk duhen përdorur për ndonjë shpenzim tjetër të kongregacionit.

◼ Godina e degës do të jetë e mbyllur të shtunën më 8 maj 2004 (për pastrimin e pranverës). Atë ditë nuk mund të bëhen vizita dhe kongregacionet nuk mund të tërheqin literaturë.

◼ Ftesat e Përkujtimit për vitin 2004 do t’u dërgohen së shpejti kongregacioneve në gjuhën kryesore të çdo kongregacioni. Në qoftë se në territorin tuaj fliten gjuhë të tjera dhe doni një sasi në ato gjuhë, ftesat duhen kërkuar sa më shpejt me anë të formularit Kërkesë për Literaturë (S-14). Ju lutemi të kërkoni ftesa vetëm në ato gjuhë që nevojiten për territorin tuaj.

◼ Ju lutemi vini re se Përkujtimi për vitin 2005 do të jetë të enjten, më 24 mars, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që vëllezërit të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme për salla të tjera, në rast se një Sallë Mbretërie përdoret nga disa kongregacione dhe duhen gjetur lokale të tjera. Në këto raste pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorët e lokaleve për t’u siguruar se nuk do të ketë shqetësime nga aktivitete të tjera në atë ndërtesë, me qëllim që kremtimi i Përkujtimit të bëhet me qetësi dhe me rregull. Për shkak të rëndësisë së rastit, për caktimin e oratorit që do të mbajë fjalimin e Përkujtimit, trupi i pleqve duhet të zgjedhë njërin prej pleqve më të kualifikuar, në vend që thjesht të vazhdojnë ta bëjnë këtë sipas një radhe ose të përdorin të njëjtin vëlla çdo vit. Nëse ka një plak të aftë të mirosur që është në gjendje ta mbajë fjalimin, duhet zgjedhur ai.

◼ Nga data 15 mars 2004 deri më 16 maj 2005, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të trajtohet libri T’i afrohemi Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo