Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 29 dhjetor 2003. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 3 nëntor deri më 29 dhjetor 2003. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Përse është shumë e rëndësishme ta përdorim Biblën në shërbim? [be par. 2 dhe kutia në f. 145]
2. Si ndikon konteksti në mënyrën si paraqitet shkrimi? [be f. 149]
3. Përse është e rëndësishme të theksohen fjalët e duhura kur lexohet një shkrim biblik, dhe si mund të arrihet kjo? [be par. 3 dhe kutia në f. 151]
4. Si e zbatojmë këshillën e Pavlit për ‘të përdorur drejt fjalën e së vërtetës’ kur mësojmë të tjerët, dhe pse është e rëndësishme kjo? (2 Tim. 2:15) [be par. 2 dhe kutia në f. 153]
5. Si ‘arsyetonte nga shkrimet’ Pavli? (Vep. 17:2, 3) [be f. 155 par. 5–f. 156 par. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Kur përdorim mjetin kryesor të kërkimit, Biblën, për të përgatitur fjalimin përse është e rëndësishme (1) të shqyrtojmë kontekstin e vargjeve, (2) të kontrollojmë referimet dhe (3) të kërkojmë me një renditës të fjalëve biblike? [be f. 34 par. 3–f. 35 par. 2]
7. Si dhe ndaj kujt pasqyrohet besnikëria e vërtetë? [w01 1/10 f. 22, 23]
8. Cilat janë dy mënyra themelore për ‘të mos qenë më skllevër të mëkatit’? (Rom. 6:6) [w01 15/3 f. 12 par. 8-9]
9. Cilët faktorë duhet të kujtojmë kur vendosim se çfarë pikash të përdorim në fjalim, pasi kemi bërë kërkime? [be f. 38]
10. Përse pohimi i Jezuit në lidhje me «ditët e Noesë» lidhet me gjendjen në të cilën ndodhemi sot? (Mat. 24:37) [w01 15/11 f. 31 par. 3, 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Si tregon letra e Pavlit drejtuar Filemonit se detyra e një të krishteri është t’i ndihmojë njerëzit të bëhen të krishterë, dhe jo që të nxitë reforma shoqërore? (Fil. 12)
12. Si mund ta humbim besimin dhe dalëngadalë të largohemi nga Perëndia i gjallë? (Heb. 3:12) [w99 1/4 f. 31 par. 3]
13. Çfarë donte të thoshte Jakovi me shprehjen «afrojuni» që e gjejmë te Jakovi 4:8? [w02 15/12 f. 8 par. 3, 4]
14. Çfarë do të thotë ‘të presim dhe të mbajmë gjithnjë në mend ditën e Jehovait’ dhe si mund ta bëjmë këtë? (2 Pjet. 3:12) [w97 1/9 f. 19, 20]
15. Çfarë këshille e rëndësishme për të krishterët e sotëm gjendet në mesazhet drejtuar shtatë kongregacioneve, të përmendura te kapitujt 2 dhe 3 të Zbulesës? (Zbul. 2:4, 5, 10, 14, 20; 3:3, 10, 11, 17, 19) [w99 1/12 f. 19 par. 17]