BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/03 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Kur mund të raportohet një studim i ri biblik dhe cilat studime mund të shënohen?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Programi familjar: Studimi familjar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 11/03 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ A duhet shënuar studimi familjar i Biblës si studim në raportin e shërbimit?

Nëse një prind i krishterë drejton studimin biblik familjar ku ka edhe fëmijë të papagëzuar, prindi mund të raportojë maksimumi një orë në javë, një rivizitë çdo javë dhe një studim biblik në muaj. E njëjta gjë vlen edhe në rast se studimi do të zgjatë më shumë se një orë, do të drejtohet më shumë se një herë në javë ose do të bëhet me çdo fëmijë individualisht.—Shih librin Të organizuar, f. 104.

Në qoftë se të gjithë në familje janë Dëshmitarë të pagëzuar, atëherë nuk raportohet si shërbim as koha, as studimi (kjo ndryshon vetëm në rastin kur fëmija po studion ende librin e dytë pas pagëzimit). Kjo bëhet sepse raporti i shërbimit që i dorëzohet kongregacionit tregon kryesisht atë që po kryhet në veprën e predikimit të lajmit të mirë dhe të mësimit të së vërtetës biblike me ata që nuk janë shërbëtorë të kushtuar e të pagëzuar të Jehovait. (Mat. 24:14; 28:19, 20) Gjithsesi, në asnjë mënyrë kjo nuk e zvogëlon rëndësinë për ta mbajtur rregullisht studimin familjar.

Prindërit e krishterë kanë përgjegjësi të studiojnë me fëmijët e tyre. Ata që kanë nevojë për ndihmë që të fillojnë ose të përmirësojnë studimin e tyre familjar mund t’u kërkojnë ndihmë pleqve. Në qoftë se, për shkak të rrethanave, është e këshillueshme që një lajmëtar tjetër të drejtojë studim biblik me djalin ose vajzën e papagëzuar në një familje të krishterë në kongregacion, për këtë duhet pyetur mbikëqyrësi drejtues ose mbikëqyrësi i shërbimit. Po të miratohet ky studim, ai ose ajo që e drejton mund ta raportojë siç raporton normalisht një studim biblik.

Të stërvitësh fëmijët në rrugët e Jehovait kërkon shumë më tepër kohë dhe përpjekje sesa ajo që raportohet në një raport shërbimi. (Ligj. 6:6-9; Prov. 22:6) Prindërit e krishterë janë për t’u lavdëruar që e mbajnë siç duhet përgjegjësinë e tyre të madhe për t’i rritur fëmijët «në disiplinën dhe normën mendore të Jehovait».—Efes. 6:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo