Programi i asamblesë së re speciale njëditore
Në ditët tona jepen shumë informacione si të kemi një zemër të shëndetshme për të pasur një jetë më të kënaqshme e më të gjatë. Por gjendja e zemrës sonë figurative ka rëndësi edhe më të madhe. Prandaj, sa me vend është tema e programit të asamblesë speciale njëditore, e cila do të fillojë në shtator 2003 «T’i shërbejmë Jehovait me zemër të plotë». (1 Kron. 28:9, BR) Çfarë presim të mësojmë atje?
Mbikëqyrësi qarkor do trajtojë temën «T’i ndihmojmë të tjerët që t’i shërbejnë Jehovait me shpirt të kënaqur». Intervistat do të theksojnë gëzimin që sjell kultivimi i interesit dhe drejtimi i studimeve biblike me njerëzit që dëshirojnë t’i shërbejnë Jehovait. Pa dyshim që të gjithë të pranishmit do të marrin ngushëllim e inkurajim nga fjalimi i parë i oratorit vizitues «Ta ruajmë zemrën në një botë të trazuar». Sesioni i paradites do të mbyllet me fjalimin e pagëzimit.
Pasdite, në pjesën «Të zgjatim dorën për t’i ndihmuar» do të flitet se si mund t’i ndihmojmë të tjerët. Çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i mbrojtur zemrat e fëmijëve nga ndikimet e këqija dhe për t’i ndihmuar që t’i afrohen Jehovait? Pjesa «Ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë kënaqësi te Jehovai» do të japë udhëzime praktike dhe do të tregojë si të bëhet kjo gjë.
A po përfitojmë nga çdo masë që siguron Jehovai për ta mbajtur zemrën tonë figurative të shëndetshme e të fortë? Fjalimi i fundit i oratorit vizitues «Të mbajmë një zemër të plotë në shërbim të Jehovait» do ta përqendrojë vëmendjen te katër çështje kryesore të programit tonë, i cili na mbron frymësisht. Sa kohë dhe përpjekje u kushtojmë lutjeve të zjarrta, studimit të Fjalës së Perëndisë, predikimit të zellshëm dhe shoqërisë me të krishterët e tjerë? A mund të përmirësohemi në ndonjë nga këto fusha?
Jehovai na bën ftesën: «Çoje zemrën te disiplina dhe veshin te fjalët e njohurisë.» (Prov. 23:12, BR) Planifikoni që tani për të ndjekur këtë ditë shpërblyese të mësimit biblik. Kjo gjë do t’ju forcojë për të vazhduar t’i shërbeni Jehovait me zemër të plotë e me shpirt të kënaqur.