Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 gusht 2003. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 7 korrik deri më 25 gusht 2003. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36-37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Çfarë dobish vijnë nëse e shikon tjetrin në sy, kur jep dëshmi në shërbim? [be f. 125 par. 1-2; kutia në f. 125]
2. Çfarë mund të të ndihmojë nëse të pushton ankthi përpara se të dalësh në shërbim? [be f. 128 par. 4-5]
3. Çfarë do të të ndihmojë për të folur natyrshëm e me stil bisedor kur bën fjalim nga podiumi? [be f. 129 par. 2; kutia në f. 129]
4. Çfarë ndikimi duhet të kenë parimet që gjenden te Levitiku 16:4, 24, 26, 28; Gjoni 13:10; dhe Zbulesa 19:8 në paraqitjen e jashtme, dhe përse është e rëndësishme kjo? [be f. 131 par. 3; kutia në f. 131]
5. Përshkruaj një njeri që është modest dhe ka «mendje të shëndoshë». (1 Tim. 2:9, 10) [be f. 132 par. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Ndonëse të krishterët duhet ta durojnë me zemërgjerësi njëri-tjetrin, çfarë nuk tolerojnë ata? (Kolos. 3:13) [w01 15/7 f. 22 par. 7-8]
7. I vërtetë ose i rremë: Ai që e ka syrin «e thjeshtë» është pa aftësi dalluese dhe kuptueshmëri. (Mat. 6:22) [w01 15/10 f. 25 par. 14]
8. Cili është motivi më i pastër që mund të na shtyjë të lexojmë Fjalën e Perëndisë dhe përse është i rëndësishëm ky motiv? [be f. 24 par. 1]
9. Në ç’mënyrë ‘grumbullon njohuri’ një njeri i mençur? (Fja. 10:14) [w01 15/7 f. 27 par. 4-5]
10. Përse ia vlen të përmenden zakonet e mira që kishte Jobi? (Jobi 1:1, 8; 2:3) [w01 1/8 f. 20 par. 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Si arritën pjesëtarët e trupit udhëheqës ‘të binin dakord’ që besimtarët johebrenj nuk duhej të rrethpriteshin për t’u shpëtuar? (Vep. 15:25)
12. Përse gjatë vizitës së tij në Jerusalem në vitin 56 të e.s. Pavli iu nënshtrua disa kërkesave të ligjit të Moisiut edhe pse e dinte që Ligji ishte shfuqizuar nga Jehovai? (Vep. 21:20-26) [w03 15/3 kutia në faqen 24]
13. Cilat akuza të rreme që u ngritën kundër apostullit Pavël na kujtojnë vërejtjet që u janë bërë Dëshmitarëve të Jehovait në kohët e fundit? (Vep. 24:5, 6) [w01 15/12 f. 22 par. 7–f. 23 par. 2]
14. Si la Pavli një shembull si lajmëtar i Mbretërisë edhe kur gjendej në masën e arrestit në shtëpi për dy vjet? (Vep. 28:30, 31) [w00 15/12 f. 14 par. 4; w99 1/6 f. 30 par. 1; w90 15/6 f. 25 par. 20 angl.]
15. Në ç’mënyrë ‘autoritetet më të larta’ janë pjesë e «rregullit të Perëndisë», dhe si duhet të ndikojë kjo te të krishterët? (Rom. 13:1, 2) [w00 1/8 f. 4 par. 5]