BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/03 f. 8
  • Rivizitat çojnë në studime biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rivizitat çojnë në studime biblike
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Kultivoni interesin, duke bërë rivizita efikase
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Kërkohen më shumë studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Të ndihmojmë ata që janë të prirur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 4/03 f. 8

Rivizitat çojnë në studime biblike

1. Përse është kaq e rëndësishme bërja e rivizitave?

1 Jezui i ngarkoi ithtarët e tij jo vetëm që të predikonin, por edhe ‘të bënin dishepuj . . . , duke i mësuar.’ (Mat. 28:19, 20) Një predikues shpall, por një mësues bën më shumë. Ai mëson, shpjegon dhe jep prova. Një mënyrë për t’i mësuar të tjerët është duke bërë rivizita me personat e interesuar, me synimin për të filluar studime biblike.

2. Te kush duhet të kthehemi përsëri?

2 Kujt duhet t’i bëni rivizita? Sigurohuni të ktheheni te të gjithë ata që pranojnë literaturën ose edhe te ata që tregojnë një fije interesi për lajmin e mirë. Nëse gjeni të interesuar kur predikoni në vendet publike, përpiquni të merrni adresën ose numrin e telefonit të personit, kështu që mund të kultivoni interesin e tij. Shikojeni me optimizëm mundësinë për të filluar studime biblike. Vazhdoni të kërkoni ata që e pranojnë ftesën për një studim biblik, dhe ka të ngjarë që do t’i gjeni.​—Mat. 10:11.

3, 4. Çfarë përfshin të bëjmë rivizita të efektshme?

3 Tregoni interes personal: Përgatitja për një rivizitë të efektshme fillon që në vizitën e parë. Lajmëtarët e suksesshëm mbajnë shënim se çfarë i interesonte pronarit të shtëpisë dhe e përdorin atë si një bazë për biseda të mëtejshme. Disa kanë sukses kur lënë një pyetje pezull në fund të vizitës së parë, për të nxitur interesin e pronarit të shtëpisë në vizitën tjetër. Interesi i sinqertë për njerëzit bën që të vazhdojmë të mendojmë për ta edhe pasi jemi larguar nga dera, dhe na shtyn të kthehemi përsëri, pa u vonuar. Po të jetë e mundur, përpiquni të ktheheni kur interesi nuk është shuar ende​—ndoshta edhe brenda një ose dy ditësh.

4 Kur bëni një rivizitë, përpiquni të zhvilloni më tej bisedën e mëparshme. Synoni që të lexoni të paktën një pikë ndërtuese nga Shkrimet dhe jini të gatshëm të dëgjoni. Përpiquni ta njihni më mirë pronarin e shtëpisë. Pastaj, vizitën pasuese, flitni për të vërtetat e Fjalës së Perëndisë që i interesojnë atij në veçanti.

5. Çfarë metode e thjeshtë mund të përdoret për të filluar studime biblike?

5 Synoni që të filloni studime biblike: Bëjini rivizitat me synimin për të filluar studime biblike. Si mund të bëhet kjo? Përmendni se do të dëshironit të ndanit një mendim interesant nga Bibla dhe hapeni librin Njohuria ose broshurën Çfarë kërkon? në një paragraf që mendoni se do ta tërhiqte personin. Lexojeni paragrafin, shqyrtoni pyetjen dhe trajtoni një ose dy nga shkrimet e cituara. Kjo mund të bëhet pikërisht në derën e shtëpisë për pesë deri në dhjetë minuta. Përfundoni duke bërë një pyetje tjetër dhe merruni vesh me pronarin për ta vazhduar bisedën një herë tjetër.

6. Si mund të tregojmë se e vlerësojmë rëndësinë që ka bërja e rivizitave?

6 Kultivimi i gjithë interesit që gjejmë është një pjesë jetësore e shërbimit tonë. Prandaj lini kohë në programin tuaj javor për të bërë rivizita. Duke bërë kështu, do ta bëni më të efektshëm shërbimin dhe do të keni kënaqësi të vërtetë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo