Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, ta përfshijmë këtë person në itinerarin tonë të revistave. Broshurën Çfarë kërkon? ta ofrojmë me synimin për të filluar studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Nëse pronari i shtëpisë i ka këto botime, të ofrojmë ndonjë broshurë të përshtatshme që ka në repartin e literaturës në kongregacion. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 qershor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Më pas, të lexohet në kongregacion raporti vijues i llogarisë.
◼ Në muajin janar, në Shqipëri kanë raportuar shërbimin e tyre 2.528 lajmëtarë. Vetëm në atë muaj janë shtuar 33 lajmëtarë të rinj.
◼ Ka arritur në 8,7 maksimumi në mesataren e studimeve biblike që drejtojnë çdo muaj pionierët specialë në Shqipëri. Pionierët e rregullt drejtojnë mesatarisht 3,8 studime biblike çdo muaj.
◼ Raportet e shërbimit tregojnë se lajmëtarët po shpërndajnë relativisht pak libra dhe broshura në territor. Të gjithë inkurajohen të marrin me vete në shërbim më shumë libra e broshura, sidomos botimet e përshkruara më poshtë, dhe t’i ofrojnë në çdo rast të përshtatshëm:
Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re
Sekreti i lumturisë familjare
Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike
A ka një Krijues që interesohet për ju?
Udhëheqja e Perëndisë—Rruga jonë për në parajsë
Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë? Çfarë besojnë?
Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?
Ti mund të jesh miku i Perëndisë
Në çdo rast duhet t’i përmendim personit se vepra jonë mbështetet nga kontribute vullnetare dhe që e çmojmë nëse ai mund të kontribuojë diçka sipas mundësisë.