Një reagim entuziast
1 Kudo familjet e krishtere kanë shprehur vlerësimin e tyre entuziast për videokasetën Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë? Një baba në Shtetet e Bashkuara tha se pasi djemtë e tij e panë, mbetën pa fjalë; arritën të gjenin veten në gjithçka që kishin parë në videokasetë. Një raport nga Malavia thotë se edhe atje, vëllezërit e motrat në moshë të re mundën të gjenin veten në të, pasi ata përjetojnë të njëjtat presione nga bashkëmoshatarët e tyre në shkollë. Një baba në Gjermani tha për videokasetën: «E quaj një përgjigje të lutjeve të mia.» Një e re tha: «Faleminderit që më kujtuat se Jehovai kujdeset për mua.» Një plak kongregacioni në Zelandën e Re raportoi: «Ajo e ndihmoi një nga adoleshentet në kongregacionin tonë të kthehet në rrugën e jetës.» Një grua e martuar e pa dhe tha: «Sa do të doja që çdo i ri në moshë që është në të vërtetën ta shihte këtë videokasetë dhe të nxitej ta bënte të tijën të vërtetën!» Familje, përse të mos e shihni atë përsëri? Pasi ta bëni këtë, diskutoni së bashku pyetjet e mëposhtme.
2 Hyrja: Çfarë është një mik i vërtetë?—Prov. 18:24.
3 Pengesa për miqësinë: Si mund ta kapërcesh ndjenjën e mënjanimit? (Filip. 2:4) Përse duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh personalitetin tënd dhe kush mund të të ndihmojë për ta bërë këtë? Çfarë do të japë mundësi për të bërë më shumë miq dhe ku mund të gjenden ata?—2 Kor. 6:13.
4 Miqësia me Perëndinë: Si mund të zhvillosh një marrëdhënie me Jehovain dhe përse ia vlen kjo përpjekje? (Psal. 34:8) Kush mund të të ndihmojë edhe më shumë që ta forcosh miqësinë me Perëndinë?
5 Lloji i gabuar i miqve: Kush janë shoqëri të këqija? (1 Kor. 15:33) Si mund ta çojnë dikë në rrënim frymor miqtë e gabuar? Çfarë ju mëson tregimi biblik rreth Dinës?—Zan. 34:1, 2, 7, 19.
6 Një dramë bashkëkohore: Si ndikoi te Tara vetmia? Si e justifikoi ajo shoqërimin me të rinjtë nga bota? Përballë cilave rreziqe e vunë ata? Përse prindërit e saj nuk e kuptuan rrezikun në të cilin ndodhej, por me cilin qëndrim e ndihmuan që të përtërihej frymësisht? Si tregoi një motër pioniere se ishte një mike e vërtetë e Tarës? Përse të krishterët duhet t’ua vënë veshin Proverbave13:20 dhe Jeremisë 17:9? Ç’mësim të rëndësishëm nxori Tara?
7 Përfundimi: Çfarë mësimi nxjerr nga kjo videokasetë? Si mund ta përdorësh atë për të ndihmuar të tjerët?—Psal. 71:17.