Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? ose ndonjë libër tjetër më i vjetër që gjendet në repartin e literaturës në kongregacion. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Broshura Çfarë kërkon? të ofrohet me synimin për të filluar studime biblike.
◼ Kur predikojnë në një territor të pacaktuar, lajmëtarët mund të ofrojnë broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria. Nëse pronari i shtëpisë i ka këto dy botime, mund të jepet ndonjë botim tjetër. Të gjithë duhet të mbajnë me vete fletushka të ndryshme për ata që nuk janë në shtëpi ose për individët që nuk e pranojnë literaturën. Duhen bërë përpjekje për ta ndjekur interesin e gjetur, veçanërisht kur territoret e pacaktuara mund të predikohen nga pionierë specialë ose mund të arrihen lehtë nga kongregacionet që janë afër.
◼ Të shtunën më 11 maj 2002, ndërtesa e degës në Tiranë, do të mbyllet për pastrimin e pranverës. Këtë ditë nuk do të ketë mundësi të bëhen vizita ose të tërhiqet literaturë nga kongregacionet.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Më pas, të lexohet raporti vijues i llogarisë në kongregacion.
◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit, duhet të rishikojnë veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjëri po has vështirësi në plotësimin e kuotës së orëve, pleqtë duhet të marrin masa që atij t’i jepet ndihmë. Për sugjerime të mëtejshme, rishiko letrat vjetore të Shoqatës S-201. Shih edhe paragrafët 12-20 të shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë, gusht 1986, anglisht.
◼ Fjalimi publik për periudhën e Përkujtimit 2002 do të mbahet të dielën, më 14 prill. Tema e fjalimit do të jetë «Të mbajmë gjithnjë në mendje ‘ditën frikësuese’». Do të sigurohet skema e tij. Kongregacionet që kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose ndonjë asamble atë fundjavë, fjalimin special do ta kenë javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special përpara datës 14 prill, 2002.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Ushtroje veten në lexim dhe shkrim—Gjuha: shqipe
Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II—Gjuha: shqipe
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik—Gjuha: angleze, italiane, spanjolle
Njerëzimi në kërkim të Perëndisë—Gjuha: maqedonase, ukrainase
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Të rinjtë pyesin: Si mund të zë miq të vërtetë?—Gjuha: gjermane, italiane