Njoftime
◼ Literatura që do të jepet në muajt korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, A duhet të besosh në Trinitet?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të jepen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me Krijim? Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime.
◼ Duke filluar nga muaji shtator, mbikëqyrësit qarkorë do të mbajnë fjalimin publik me titull: «Si e stolisin mësimin hyjnor të krishterët e vërtetë?»
◼ Botime të reja në dispozicion:
Zjarri i ferrit: A është pjesë e drejtësisë hyjnore? (për myslimanë) (Fletushka Nr. 74)—Gjuha: angleze, portugeze
Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I—Gjuha: cebuane, turke
Emri më i madh (për myslimanë) (Fletushka Nr. 72)—Gjuha: angleze, maqedonase, portugeze
Kush janë Dëshmitarët e Jehovait? (për myslimanë) (Fletushka Nr. 73)—Gjuha: angleze, portugeze, sinhaleze