BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/01 f. 4-7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 4/01 f. 4-7

Njoftime

◼ Literatura që do të jepet në muajt prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Të japim librin Njohuria ose broshurën Çfarë kërkon? me synimin për të filluar studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Të përqendrohemi në fillimin e studimeve biblike. Korrik: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, A duhet të besosh në Trinitet?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të jepen kur të jetë e përshtatshme.

◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2001 në shqip do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës. Nuk është e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë. Distinktivët do të dërgohen duke u bazuar në numrin e pjesëtarëve të secilit kongregacion. Nëse kongregacioneve u nevojiten më tepër distinktivë, kërkesa për to mund të përfshihet në Formulari Kërkesë për Literaturë (S-14). Nevojitet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtës plastik distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.

◼ Nevojitet që Shoqata të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe numrave telefonikë të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, sekretari duhet të plotësojë dhe t’i dërgojë menjëherë Shoqatës formularin Ndryshim i Adresës së Mbikëqyrësit Drejtues/Sekretarit (S-29). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim në prefiksin telefonik.

◼ Sekretari i kongregacionit duhet të mbajë një sasi të mjaftueshme të formularëve për pionierë që jepen më poshtë: Kërkesë për Shërbimin si Pionier i Rregullt (S-205), Kërkesë për Shërbimin si Pionier Ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me Formularin e Kërkesës për Literaturë (S-14). Mbaj të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Rishiko të gjithë formularët e kërkesës për shërbimin si pionier i rregullt, për t’u siguruar nëse janë plotësuar. Nëse kërkuesit nuk mund ta kujtojnë saktësisht datën kur janë pagëzuar, duhet ta llogaritin atë afërsisht dhe ta mbajnë shënim.

◼ Javën që fillon më 30 korrik 2001, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të fillojmë të studiojmë Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I.

◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje qarkore ose kongresi krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datat, oraret dhe vendet i duhet drejtuar zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Adresat e zyrave të degëve renditen në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.

◼ Duke filluar me numrin e 1 prillit 2001, Kulla e Rojës do të jetë në dispozicion në audiokasetë, në gjuhën portugeze.

◼ Botime të reja në dispozicion:

Një libër për të gjithë njerëzit​—Gjuha: malajalame, suahile, tui

«I gjithë Shkrimi»​—Autentik dhe i dobishëm (Broshurë për t’u përdorur në Shkollën e Shërbimit Teokratik 2001)​—Gjuha: ruse

Bibla​—Gjuha: hmonge

Tema për biseda biblike​—Gjuha: laotiane

Ngushëllim për të dëshpëruarit (Fletushka Nr. 20)​—Gjuha: hiligainone

A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?​—Gjuha: hebraike

Gëzo jetën familjare (Fletushka Nr. 21)​—Gjuha: hiligainone

Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!​—Gjuha: armene

Ferri: A është pjesë e drejtësisë hyjnore?​—Gjuha: armene, tui

Si mund ta shpëtojë gjaku jetën tuaj?​—Gjuha: hebraike

Si ta gjejmë rrugën për në parajsë? (për myslimanë)​—Gjuha: finlandeze, uolof

Si të fillojmë dhe të vazhdojmë biseda biblike?​—Gjuha: laotiane

Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I​—Gjuha: amharike, holandeze

A ka një Krijues që interesohet për ju?​—Gjuha: finlandeze

Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata ? Çfarë besojnë ?​—Gjuha: arabe, kineze, kineze e thjeshtuar

Jehovai: Kush është Ai? (Fletushka Nr. 23)​—Gjuha: armene lindore, bengale, çeke, eve, hiligainone, japoneze, kazake, mongoleze, malajalame, sinhaleze, suahile, teluge

Jezu Krishti: Kush është ai? (Fletushka Nr. 24)​—Gjuha: cebuane, çeke, eve, finlandeze, indoneziane, marshaleze, polake, ruse, sinhaleze, sllovake, sllovene, tui

Njohuria që të çon në jetën e përhershme​—Gjuha: gune

Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me Krijim? (format i vogël)​—Gjuha: malajalame

Jeta në një botë të re paqësore (Fletushka Nr. 15)​—Gjuha: bambara, bari, sango

«Shiko! Po bëj çdo gjë të re»​—Gjuha: palauane

Libri im i tregimeve biblike (format i vogël)​—Gjuha: armene lindore, tuvaluane

Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Krishtere Greke​—Gjuha: rumune

Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta​—Format i madh (seri prej katër vëllimesh)​—Gjuha: japoneze

Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta (Bibël luksi; në dispozicion me kapak lëkure të zi ose gështenjë)​—Gjuha: greke

Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta (format i madh)​—Gjuha: polake

Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!​—Gjuha: ga, suahilea

Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike​—Gjuha: letone, vietnameze

Të arsyetojmë me anë të Shkrimeve​—Gjuha: majnmare

Këndojini lavdi Jehovait (29 këngë)​—Gjuha: hindi

Emri hyjnor që do të qëndrojë përgjithmonë​—Gjuha: tigrinia

Qeveria që do të sjellë parajsën​—Gjuha: kirunde

Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë​—Gjuha: bullgare, tigrinia

Udhëheqja e Perëndisë: Rruga jonë për në Parajsë​—Gjuha: bengale, çeke, gujarate, malajalame, perse, shqipe, urdu

Udhëzuesi i Shkollës së Shërbimit Teokratik​—Gjuha: hungareze

Sekreti i lumturisë familjare​—Gjuha: pixhine e ishujve Solomon

Treguesi i botimeve Watch Tower 1986-1995​—Gjuha: koreane, polake

Treguesi i botimeve Watch Tower 1996-1997​—Gjuha: ukrainase

Treguesi i botimeve Watch Tower 1996-1998​—Gjuha: koreane

Treguesi i botimeve Watch Tower 1997​—Gjuha: frënge, holandeze, spanjolle

Treguesi i botimeve Watch Tower 1998​—Gjuha: frënge

Treguesi i botimeve Watch Tower 1999​—Gjuha: frënge, italiane

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?​—Gjuha: ateso, edo, fon, gune, kanareze, luganda, luo, luvale, ponapeane, rutoro, samar-leite, suahile (Kongo), tshilube, tuvaluane, zande

Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait? (Fletushka Nr. 14)​—Gjuha: hiligainone

Çfarë ndodh me ne kur vdesim?​—Gjuha: papiamento

Çfarë shprese ka për të vdekurit? (Fletushka Nr. 16)​—Gjuha: hiligainone

Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?​—Gjuha: armene, armene lindore

Kur të vdes një njeri i dashur​—Gjuha: armene, hebraike

Kush janë Dëshmitarët e Jehovait? (Fletushka Nr. 73)​—Gjuha: asameze, teluge

Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka Nr. 22)​—Gjuha: hiligainone

Përse mund të kesh besim në Bibël? (Fletushka Nr. 13)​—Gjuha: hiligainone

A do të mbijetojë kjo botë? (Fletushka Nr. 19)​—Gjuha: hiligainone

Ti mund të jesh miku i Perëndisë!​—Gjuha: holandeze, urdu

◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:

Veprat e apostujve (seri prej tre kasetash)​—Gjuha: koreane

Të çmojmë trashëgiminë tonë frymore (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: gjermane, polake

Danieli (kasetë teke)​—Gjuha: finlandeze

Familje: Bëjeni leximin e përditshëm të Biblës një shprehi në udhën tuaj të jetës! (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: kroate, serbe

Mbajeni syrin të thjeshtë (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: holandeze

Njohuria që të çon në jetën e përhershme (pesë kaseta në një album)​—Gjuha: japoneze

Të shënuar për të mbijetuar (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: norvegjeze

Libri im i tregimeve biblike (katër kaseta në një album)​—Gjuha: çeke

Sekreti i lumturisë familjare (katër kaseta në një album)​—Gjuha: japoneze

Romakëve (kasetë teke)​—Gjuha: koreane

Kur të vdes një njeri i dashur (kasetë teke)​—Gjuha: daneze, gjermane, spanjolle

Përse të respektojmë rregullimet teokratike? (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: spanjolle

◼ Videokaseta të reja në dispozicion:

Noeja: Ai eci me Perëndinë​—Gjuha: arabe, kineze (mandarin), koreane

Bibla: Histori e saktë, profeci e besueshme​—Gjuha: çeke

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?​—Gjuha: meksikane me shenja

Të rinjtë pyesin: Si mund të zë miq të vërtetë?​—Gjuha: japoneze

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo