BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/01 f. 1
  • Si t’i bindim të tjerët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i bindim të tjerët?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Arti që prek zemrat: Të bindim njerëzit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • T’i ndihmojmë të tjerët që të pranojnë mesazhin e Mbretërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Jini bindës në mësimdhënien tuaj
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Si duhet ‘t’i përgjigjemi gjithsecilit’?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 2/01 f. 1

Si t’i bindim të tjerët?

1 Apostulli Pavël fitoi reputacion si një shërbëtor me aftësi për të bindur. (Vep. 19:26) Edhe Mbreti Agripa i tha: «Brenda një kohe të shkurtër do të ma mbushje mendjen të bëhesha i krishterë.» (Vep. 26:28) Çfarë e bëri shërbimin e Pavlit kaq bindës? Ai arsyetonte në mënyrë logjike nga Shkrimet, duke ia përshtatur argumentet e tij atyre që e dëgjonin.​—Vep. 28:23.

2 Ngjashëm Pavlit edhe ne duhet të kemi aftësi bindëse në shërbim. Në ç’mënyrë? Duke përdorur gjykim të thellë kur flasim me të tjerët dhe kur i dëgjojmë ata. (Prov. 16:23) Tre hapa të rëndësishëm do të na ndihmojnë që ta arrijmë këtë.

3 Të dëgjojmë me kujdes: Ndërsa personi tjetër flet, të mbajmë vesh për të kapur ndonjë bazë të përbashkët mbi të cilën të ndërtojmë. Nëse ai ngre ndonjë kundërshtim, të përpiqemi të dallojmë arsyetimin që qëndron pas tij. Do të ndihmoheshim mjaft po të dinim me saktësi se çfarë beson personi, përse e beson atë dhe çfarë e ka bindur për këtë. (Prov. 18:13) Me takt ta bëjmë të shprehet.

4 Të bëjmë pyetje: Nëse një person thotë se beson në Trinitet, mund ta pyesim: «A e ke besuar gjithmonë Trinitetin?» Më pas të vazhdojmë: «A ke bërë ndonjëherë ndonjë studim të plotë rreth asaj që thotë Bibla për këtë argument?» Veç kësaj mund të bëjmë pyetjen: «Nëse Perëndia do të ishte pjesë e një Triniteti, a nuk mund të pritnim që Bibla ta thoshte në mënyrë të qartë këtë gjë?» Përgjigjet që marrim do të na ndihmojnë të arsyetojmë me individin rreth asaj që thonë Shkrimet.

5 Të përdorim arsyetim të shëndoshë: Një Dëshmitar pyeti një grua që besonte se Jezui ishte Perëndia: ‘Nëse do të përpiqeshe të ilustroje që dy persona janë të barabartë, cilën lidhje familjare do të mund të përdorje?’ Ajo iu përgjigj: «Do të përdorja dy vëllezër.» Vëllai shtoi: «Madje, ndoshta dy binjakë identikë. Por, kur na mësoi që ta shohim Perëndinë si Atë dhe veten si Bir, çfarë mesazhi po na përçonte kështu Jezui?» Gruaja e kapi pikën, pra, që njëri është më i madh dhe ka më shumë autoritet. (Mat. 20:23; Gjoni 14:28; 20:17) Mendja dhe zemra e saj u arritën me artin e bindjes.

6 Natyrisht, jo të gjithë kanë për ta kapur të vërtetën, pavarësisht sa logjik dhe sa i saktë mund të jetë prezantimi ynë. Por, si Pavli, le të jemi të zellshëm për të kërkuar personat me zemër të sinqertë në territorin tonë, duke i bindur që ta pranojnë mesazhin e Mbretërisë!​—Vep. 19:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo