Njoftime
◼ Oferta e literaturës për janarin: Një nga këta libra që kongregacioni ka në dispozicion: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë, Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë dhe Sekreti i lumturisë familjare. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me Krijim? ose çdo libër tjetër i vjetër me 192 faqe që gjendet në repartin e literaturës në kongregacion. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike në shtëpi. Prill: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjendet interes, gjatë rivizitave mund të ofrohen pajtime. Ofro librin Njohuria ose broshurën Çfarë kërkon? me synimin për të filluar studime biblike në shtëpi.
◼ Përkujtimi për vitin 2002 do të jetë të enjten më 28 mars, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që vëllezërit të mund të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme për salla të tjera që janë në dispozicion, në rast se një Sallë Mbretërie përdoret nga disa kongregacione dhe duhen gjetur lokale të tjera. Pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorët e lokaleve për t’u siguruar se nuk do të ketë shqetësime nga aktivitete të tjera, me qëllim që kremtimi i Përkujtimit të bëhet në mënyrë të qetë e të rregullt. Për shkak të rëndësisë së rastit, për caktimin e oratorit që do të mbajë fjalimin e Përkujtimit, trupi i pleqve duhet të zgjedhë njërin prej pleqve më të kualifikuar, në vend që thjesht të vazhdojnë ta bëjnë këtë sipas një radhe ose të përdorin të njëjtin vëlla çdo vit. Përjashtim do të bëhet në rastin kur ka një plak të aftë të mirosur që është në gjendje për ta mbajtur fjalimin.
◼ Të gjithë lajmëtarët e pagëzuar, të pranishëm në Mbledhjen e Shërbimit, javën që fillon më 8 janar, mund të marrin kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm, si edhe Kartën e Identitetit për fëmijët e tyre.
◼ Duke filluar në shkurt dhe jo më vonë se 4 mars, tema e fjalimit të ri publik për mbikëqyrësin qarkor do të jetë: «Dita e Gjykimit: Një kohë frike apo shprese?»
◼ Kongregacionet duhet të bëjnë rregullimet e duhura për të mbajtur Përkujtimin, që këtë vit do të jetë të dielën më 8 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më shpejt, kalimi i emblemave të Përkujtimit, nuk duhet të fillojë përpara perëndimit të diellit. Duhet kërkuar informacion nga burimet lokale për të ditur se kur do të ndodhë perëndimi i diellit në zonën tonë. Duke qenë se atë ditë nuk do të mbahen mbledhje të tjera përveç atyre për shërbim, duhen bërë rregullimet e duhura që Studimi i Kullës së Rojës të mbahet një ditë tjetër. Mbikëqyrësve qarkorë do t’u duhet të bëjnë rregullime sipas rrethanave lokale në programin e tyre të mbledhjes për atë javë. Megjithëse parapëlqehet që secili kongregacion ta mbajë Përkujtimin më vete, kjo gjë mund të mos jetë gjithmonë e mundur. Kur një numër kongregacionesh përdorin normalisht të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta një ose disa kongregacione mund të sigurojnë një sallë tjetër për atë mbrëmje. Aty ku është e mundur, sugjerojmë një minimum prej 40 minutash midis programeve, që të gjithë të mund të nxjerrin dobi të plotë nga rasti, duke lënë kohë për të përshëndetur vizitorët dhe për të inkurajuar të sapointeresuarit. Duhen marrë parasysh edhe problemet e trafikut dhe të parkimit, duke përfshirë zbritjen dhe hipjen e pasagjerëve. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat rregullime do të ishin më të mirat në shkallë lokale.
◼ Fjalimi special publik për sezonin e Përkujtimit për vitin 2001, do të mbahet të dielën më 1 prill. Tema e fjalimit do të jetë: «Kush mund të shpëtohet?». Do të sigurohet skema e tij. Kongregacionet që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor, asamblenë qarkore ose asamblenë speciale njëditore, fjalimin special do ta kenë javën që fillon më 9 prill. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special përpara datës 1 prill, 2001.
◼ Duke filluar me numrin e 1 janarit 2001, Kulla e Rojës do të jetë në dispozicion në gjuhët kaonde dhe kreole të ishujve Sejshel si një botim i përmuajshëm dhe në gjuhën silozi si një botim gjysmëmujor.
◼ Duke filluar me numrin e 8 janarit 2001, Zgjohuni! do të jetë në dispozicion në gjuhët bullgare dhe urdu si botim i përmuajshëm.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I—Gjuha: polake
Njohuria që të çon në jetën e përhershme—Gjuha: kineze (fonetike)
Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re—Gjuha: hungareze, shqipe
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta—Gjuha: sesote, tsuana
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta—Me referime—Gjuha: çeke
Qeveria që do të sjellë parajsën—Gjuha: kirundi
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!—Gjuha: arabe, eve, kineze (e thjeshtuar), polake, suahile
◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:
Të çmojmë trashëgiminë tonë frymore (Dramë, kasetë teke)—Gjuha: japoneze
Mbajeni syrin të thjeshtë (Dramë, kasetë teke)—Gjuha: gujarate, hindi
Kulla e Rojës në gjermanisht do të jetë në dispozicion në audiokasetë, duke filluar me numrin e 1 janarit, 2001.