BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/01 f. 1
  • Të jemi dëgjues të mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të jemi dëgjues të mirë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • ‘Kushtoji vëmendje mënyrës se si dëgjon’
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Kushtoji vëmendje mënyrës si dëgjon
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Si po na udhëheq Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 1/01 f. 1

Të jemi dëgjues të mirë

1 Kërkohet disiplinë për të dëgjuar me vëmendje. Gjithashtu, kërkohet dëshirë nga ana e dëgjuesit që të mësojë dhe të nxjerrë dobi nga ajo që dëgjon. Prandaj, Jezui theksoi nevojën që «t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si dëgjojmë».​—Luka 8:18.

2 Kjo zbatohet veçanërisht kur ndjekim mbledhjet e kongregacionit, asambletë dhe kongreset. Këto janë raste kur duhet të dëgjojmë me kujdes. (Hebr. 2:1) Më poshtë jepen disa pika që do të na ndihmojnë të jemi dëgjues të mirë në këto grumbullime të krishtere.

◼ Të çmojmë vlerën e mbledhjeve. Ato janë një mënyrë kryesore me anë të së cilës ‘mësohemi nga Jehovai’ përmes ‘kujdestarit të besueshëm’.​—Isa. 54:13, BR; Luka 12:42.

◼ Të përgatitemi që më përpara. Të shqyrtojmë materialin që do të diskutohet dhe të sigurohemi të sjellim me vete Biblën dhe kopjen personale të botimit që do të studiohet.

◼ Të bëjmë një përpjekje të veçantë për t’u përqendruar gjatë mbledhjeve. Të mos flasim me ata që janë ulur me ne dhe as të mos shohim se çfarë bëjnë të tjerët në auditor. Të përpiqemi të mos shpërqendrohemi duke menduar rreth asaj që kemi për të bërë pas mbledhjes ose rreth çështjeve të tjera personale.

◼ Të analizojmë atë që prezantohet. Të pyesim veten: ‘Si zbatohet kjo në rastin tim? Kur do të filloj ta zbatoj këtë?’

◼ Të mbajmë shkurtimisht shënim pikat kryesore dhe shkrimet biblike. Kjo ndihmon që t’i përqendrojmë mendimet tona në atë që po diskutohet dhe që t’i kujtojmë pikat kyçe për t’i përdorur më vonë.

3 T’i mësojmë fëmijët që të dëgjojnë: Fëmijët kanë nevojë për mësim frymor. (Ligj. 31:12) Në kohët e lashta ‘të gjithë ata që ishin mjaft inteligjentë për të dëgjuar’ mes popullit të Perëndisë, duhej të ishin të vëmendshëm ndërsa u lexohej Ligji. (Neh. 8:1-3, BR) Nëse prindërit përqendrohen mirë në mbledhje dhe kushtojnë shumë vëmendje, ka të ngjarë që fëmijët e tyre të bëjnë po njësoj. Nuk është e mençur të merren me vete lodra ose libra me figura që ngjyrosen për t’i mbajtur fëmijët të zënë. Edhe vajtjet e panevojshme në banjë i pengojnë ata të dëgjojnë. Pasi «marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës», prindërit duhet të bëjnë përpjekje të zellshme për t’u siguruar që fëmijët e tyre të qëndrojnë pa lëvizur dhe të dëgjojnë mbledhjet.​—Prov. 22:15.

4 Duke qenë dëgjues të mirë, provojmë se jemi vërtet të mençur dhe se duam ‘të marrim më shumë udhëzim’.​—Prov. 1:5, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo