BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 1 f. 12-13
  • E vërteta për Mbretërinë e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vërteta për Mbretërinë e Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë na mësoi Jezui për Mbretërinë e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Për Mbretërinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Mbretëria e Perëndisë sundon
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 1 f. 12-13
Pamje nga hapësira e Tokës nën rrezatimin e diellit

E vërteta për Mbretërinë e Perëndisë

Jezui i mësoi dishepujt e tij të luten kështu: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt! Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë!» (Mateu 6:9, 10) Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Çfarë po bën? Dhe pse duhet të lutemi për të?

Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë.

Luka 1:31-33: «Do t’ia vësh emrin Jezu. Ky do të jetë i madh e do të quhet Bir i Më të Lartit, dhe Perëndia Jehova do t’i japë fronin e Davidit, të atit. Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit, dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund.»

Mbretëria ishte tema kryesore e predikimit të Jezuit.

Mateu 9:35: «Jezui nisi një udhëtim nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, që të mësonte në sinagogat e tyre, të predikonte lajmin e mirë për Mbretërinë dhe të shëronte çdo lloj lëngate e sëmundjeje.»

Jezui u dha dishepujve një shenjë që të dallonin periudhën kur do të vinte Mbretëria.

Mateu 24:7: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesa ushqimi dhe tërmete nga njëri vend në tjetrin.»

Sot, dishepujt e Jezuit po predikojnë në mbarë botën për këtë Mbretëri.

Mateu 24:14: «Dhe ky lajm i mirë për Mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, e atëherë do të vijë fundi.»

Të dhëna për Mbretërinë e Perëndisë

Vendndodhja. Mbretëria e Perëndisë është një qeveri reale që Ai e ka vendosur në qiell.​—DANIELI 2:44; MATEU 4:17.

Qëllimi. Mbretëria e Perëndisë do ta kthejë tokën në një parajsë ku të gjithë njerëzit do të jetojnë në paqe e harmoni dhe nuk do të sëmuren e as nuk do të vdesin kurrë.​—PSALMI 37:11, 29.

Qeveritarët. Perëndia ka emëruar Jezuin si Mbret për të qeverisur në qiell bashkë me 144.000 bashkëqeveritarë, të cilët janë blerë nga toka.​—LUKA 1:30-33; 12:32; ZBULESA 14:1, 3.

Nënshtetasit. Nënshtetasit e Mbretërisë do të jetojnë në tokë dhe, me dëshirë, do t’i nënshtrohen qeverisjes së Jezuit dhe do t’u binden ligjeve të Mbretërisë.​—MATEU 7:21.

Pse Jezui është personi më i kualifikuar për të qeverisur njerëzimin

Kur ishte në tokë, Jezui dha prova se do të ishte një qeveritar i aftë dhe i dashur, sepse:

  • Merakosej për të varfrit.​—LUKA 14:13, 14.

  • Urrente korrupsionin dhe padrejtësitë.​—MATEU 21:12, 13.

  • Kishte kontroll mbi forcat e natyrës.​—MARKU 4:39.

  • Ushqeu mijëra njerëz.​—MATEU 14:19-21.

  • I vinte keq për të sëmurët dhe i shëroi të gjithë ata që vuanin.​—MATEU 8:16.

  • Riktheu në jetë njerëz që kishin vdekur.​—GJONI 11:43, 44.

Si mund të të sjellë dobi Mbretëria e Perëndisë që tani

Mund të kesh një jetë më të lumtur që sot nëse bëhesh nënshtetas i Mbretërisë së Perëndisë. Për shembull, nënshtetasit e Mbretërisë:

  • ‘Ndjekin udhën e paqes me të gjithë.’​—HEBRENJVE 12:14.

  • Gëzojnë paqe dhe unitet në familje, sepse bashkëshortët e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin.​—EFESIANËVE 5:22, 23, 33.

  • Ndihen të lumtur dhe të realizuar në jetë, sepse «kuptojnë se kanë nevojë për Perëndinë».​—MATEU 5:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo