Njoftime
◼ Oferta e literaturës për dhjetorin: Njohuria që të çon në jetën e përhershme me Përkthimin Bota e Re. Janar: Një nga këta libra që kongregacioni ka në dispozicion: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë, Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë dhe Sekreti i lumturisë familjare. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? ose çdo libër më të vjetër me 192 faqe që gjendet në repartin e literaturës në kongregacion. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike në shtëpi.
◼ Ftesat për Përkujtimin e vitit 2001 do t’u dërgohen automatikisht kongregacioneve dhe grupeve me dërgesën mujore të literaturës. Pra, nuk është e nevojshme që të na dërgoni një kërkesë për to.
◼ Në muajin shtator janë emëruar 26 pionierë të rregullt të rinj, duke e çuar kështu numrin e pionierëve të rregullt në 348. Sa inkurajuese!
◼ Në gusht u mbajtën katër Shkolla të Shërbimit për Pionier në: Tiranë, Berat, Fier dhe Korçë. Në to morën pjesë 105 pionierë të rregullt. Kongregacionet kanë marrë përsipër nevojat e pionierëve gjatë shkollës duke treguar bujari dhe një mikëpritje të shkëlqyer. Jehovai e bekoftë vlerësimin që keni treguar për pionierët!
◼ Kemi marrë komente shumë pozitive për Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën shqipe. Ju kujtojmë që tani ky përkthim është i disponueshëm dhe mund të porositet nëpërmjet repartit të literaturës të kongregacionit.