Njoftime
◼ Oferta e literaturës për nëntorin: Do të vazhdojë të shpërndahet fletushka Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Kongregacionet që mbulojnë të tërë territorin e tyre, duke i takuar të gjithë pronarët e shtëpive dhe duke u lënë një kopje të fletushkës Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, mund të ofrojnë broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria. Nëse njerëzit tashmë i kanë ato, mund të përdoret ose libri Ti mund të jetosh, ose libri Krijimi. Dhjetor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme me Përkthimin Bota e Re. Janar: Një nga këta libra që kongregacioni ka në dispozicion: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë, Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë dhe Sekreti i lumturisë familjare. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? ose çdo libër më të vjetër me 192 faqe që gjendet në repartin e literaturës në kongregacion.
◼ Pasi të përfundojë fushata e shpërndarjes së fletushkës Lajmërim i Mbretërisë, kongregacionet që kanë ende një sasi fletushkash Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, mund t’i inkurajojnë lajmëtarët që t’i ofrojnë këto në po atë mënyrë që ofrojnë fletushkat, nga shtëpia në shtëpi ose në forma të tjera. Nëse është e këshillueshme, lajmëtarët mund të lënë një në çdo jo në shtëpi, duke u siguruar se nuk mund të shihen nga kalimtarët. Duhen bërë përpjekje për t’i shpërndarë të gjitha kopjet e mbetura të këtij mesazhi të rëndësishëm.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 dhjetor ose sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të jetë bërë kjo, të bëhet një njoftim në kongregacion, pasi të jetë lexuar raporti vijues i llogarisë.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Bibla—Gjuha: armene lindore, urdu
A ka një Krijues që interesohet për ju?—Gjuha: sllovake
Jezu Krishti: Kush është ai? (Fletushka Nr. 24)—Gjuha: lituane, maqedonase, suahile
Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!—Gjuha: igbo, maqedonase
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë—Gjuha: amharike, armene, tongane
Sekreti i lumturisë familjare—Gjuha: laotiane, mjanmare, serbe, shone
Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë (për myslimanët)—Gjuha: maqedonase, uolofe