BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/00 f. 8
  • Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pse duhet të mblidhemi bashkë për të adhuruar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Si të gjejmë më shumë gëzim në mbledhje
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Si po na udhëheq Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 8/00 f. 8

Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve

1 Një adoleshente tha: «Ndonjëherë mendoj se të rinjtë janë ata që jetojnë në periudhën më të vështirë të jetës. Jemi të rrethuar nga njerëz që kryejnë kurvëri, përdorin drogë dhe pinë pije alkoolike.» A ndiheni edhe ju kështu? Nëse po, çfarë mendoni se do t’ju ndihmojë t’i luftoni këto ndikime të këqija? Keni nevojë për besim, për një besim të fortë në drejtësinë e udhëve të Jehovait, sepse pa të «është e pamundur t’i pëlqesh atij». (Hebr. 11:6) Pjesëmarrja në mbledhjet e kongregacionit do t’ju ndihmojë të forconi bindjen tuaj të krishterë dhe vendosmërinë për të shmangur atë që është e keqe.

2 Mbledhjet ju ofrojnë shumë: Çfarë e bën të kënaqshëm një vakt të mirë me disa miq të ngushtë? A nuk është kombinimi i ushqimit të shëndetshëm me shoqërinë e këndshme në një atmosferë çlodhëse? E pra, edhe mbledhjet tona ofrojnë të njëjtën përvojë të këndshme, por në kuptimin frymor.

3 Gjërat që trajtohen në mbledhje janë ndërtuese dhe përfshijnë çështje që kanë të bëjnë me problemet e përditshme të jetës deri te studimi i profecive biblike tërheqëse. Atje jepen udhëzime praktike që ju mësojnë si ta jetoni jetën në mënyrën më të mirë dhe si t’i përballoni sfidat që ju dalin përpara. Shoqëria që gjendet në mbledhje është më e mira dhe atmosfera frymore është e këndshme dhe e sigurt. (Psal. 133:1) Nuk është për t’u çuditur që një e re tha: «Shkoj në shkollë tërë ditën dhe presionet më dobësojnë. Por mbledhjet janë si një oaz në shkretëtirë ku përtërij forcat për të rezistuar ditën tjetër të shkollës.» Një tjetër e re tha: «Kam parë se shoqërimi i ngushtë me të tjerë, që e duan Jehovain, më ndihmon të qëndroj afër tij.»

4 Duke qenë të regjistruar në Shkollën e Shërbimit Teokratik, ju mësoni të mblidhni informacion biblik, të zhvilloni një fjalim në bazë të tij dhe pastaj ta prezantoni në mënyrë bisedore para auditorit të Sallës së Mbretërisë. Imagjinoni dobitë e stërvitjes për të mësuar me mjeshtëri të vërtetat jetëshpëtuese të Fjalës së Perëndisë! Ku tjetër mund ta marrin të rinjtë këtë stërvitje të vlefshme?

5 Si të përfitoni sa më shumë nga mbledhjet? Për të nxjerrë sa më shumë dobi nga mbledhjet, kërkohen tri gjëra thelbësore. Këto janë përgatitja, pjesëmarrja aktive dhe vënia në praktikë.

6 Përgatituni për to: Programoni kohë për t’u përgatitur rregullisht për mbledhjet. Mos lejoni që detyrat shkollore, puna gjysmëditore ose aktivitetet zbavitëse t’ju grabitin kohën e nevojshme për të shqyrtuar paraprakisht materialin që do të trajtohet në çdo mbledhje. Një rutinë e mirë është e dobishme. Para së gjithash, ecni në një hap me programin javor të leximit të Biblës për Shkollën e Shërbimit Teokratik. Kërkohen vetëm pak minuta çdo ditë për të lexuar dhe medituar rreth kapitujve të caktuar. Lini kohë mënjanë për t’u përgatitur për Studimin e Librit të Kongregacionit dhe për Studimin e Kullës së Rojës. Disa e bëjnë këtë të paktën një ose dy ditë para këtyre mbledhjeve. Në masën që është e mundur, bëni të njëjtën gjë për pjesët që janë programuar në Mbledhjen e Shërbimit çdo javë.

7 Merrni pjesë aktivisht në to: Bibla thotë se kur ishte 12 vjeç, Jezuin e gjetën në tempull, duke dëgjuar, duke bërë pyetje dhe duke dhënë përgjigje. (Luka 2:46, 47) Me fjalë të tjera, ishte tërësisht i përfshirë. Ju do të nxirrni më shumë dobi nga mbledhjet, po të përpiqeni të merrni pjesë aktivisht në to.​—Prov. 15:23.

8 Duhet të përqendroheni aktivisht në atë që mësohet në mbledhje. Disa herë, është më e vështirë të dëgjosh, sesa të mbash një fjalim. Pse? Mendja mund të shpërqendrohet kur dikush tjetër po flet. Si mund ta luftoni këtë? Duke marrë shënime. Shëno pikat e rëndësishme të cilave dëshiron t’u referohesh më vonë. Marrja e shënimeve do t’ju ndihmojë ta mbani mendjen të përqendruar në program. Gjithashtu, kërkojini në Bibël shkrimet dhe ndiqeni oratorin ndërsa i lexon ato.

9 Veç kësaj, vendosni si synim të merrni pjesë në çdo diskutim me pyetje e përgjigje në mbledhje. Do të nxirrni edhe më shumë dobi nëse mendoni me kujdes për atë që doni të thoni. Proverbat 15:28 thotë: «Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet.»

10 Vëreni në praktikë atë që mësoni: Hapi i fundit është të siguroheni se ajo që po mësoni është «në veprim tek ju». (1 Sel. 2:13) Ndërsa zbatoni gjërat e shkëlqyera që mësoni në çdo mbledhje, do të afroheni edhe më shumë me Perëndinë Jehova. Ai do të jetë real për ju dhe do të përjetoni gëzim e kënaqësi të madhe, ndërsa ‘vazhdoni të ecni në të vërtetën’, duke e bërë atë tuajën.​—3 Gjon. 4.

11 Vëllezër të rinj dhe motra të reja, ndërsa përgatiteni rregullisht për mbledhje, merrni pjesë aktivisht në to dhe vini në praktikë atë që mësoni, do të kënaqeni plotësisht në mbledhje. Në të njëjtën kohë, do të nxirrni prej tyre të gjitha dobitë e mundshme. Besimi juaj do të forcohet dhe po kështu edhe vendosmëria juaj për të qëndruar besnikë ndaj Atit tuaj qiellor, Jehovait.​—Psal. 145:18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo