BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/00 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 7/00 f. 3

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për korrikun dhe gushtin: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Tetor: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime.

◼ Duke filluar nga muaji shtator, mbikëqyrësit qarkor do të mbajnë fjalimin publik me titull «Sundimi njerëzor: I vënë në peshore».

◼ U gëzuam që më 6 dhe 7 mars, në asamblenë qarkore në Tiranë, ishin të pranishëm 1202 veta dhe u pagëzuan 50 persona. Gjithashtu, më 18 dhe 19 mars në Fier ishin të pranishëm 677 persona dhe 30 u pagëzuan. Pra, vetëm në muajin mars në Shqipëri u shtuan 80 vëllezër të rinj dhe motra të reja!

◼ Raporti i shërbimit për vendin tonë tregon se në muajin mars, 1990 lajmëtarë kanë kryer një aktivitet të shkëlqyer. Secili prej tyre i ka kushtuar shërbimit në fushë një mesatare prej 17,9 orësh. Ky angazhim i veçantë ka sjellë si rezultat maksimume të reja: 73 417 orë në shërbim, 33 071 rivizita dhe 4008 studime biblike.

◼ Disa kongregacione na kanë informuar që shumica e lajmëtarëve kanë bërë kërkesë për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë prillit. Për shembull, kongregacioni Tiranë Laprakë me 55 lajmëtarë, ka pasur 27 pionierë ndihmës. Kongregacioni Tiranë Lagjja Grameno me 35 lajmëtarë të pagëzuar, ka pasur 20 pionierë ndihmës. Po ashtu, në kongregacionin Tiranë Porcelan me 40 lajmëtarë, 23 kanë shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Nga 1 prilli u emërua kongregacioni i Laçit. Gjithashtu, më 1 maj janë formuar dy kongregacione të reja: Berat Stadiumi dhe Tiranë Stacioni i Trenit. Me këto emërime, aktualisht në Shqipëri ka 46 kongregacione dhe 25 grupe.

◼ Botime të reja në dispozicion:

«I gjithë Shkrimi»​—Autentik dhe i dobishëm (Broshurë për t’u përdorur në Shkollën e Shërbimit Teokratik)​—Gjuha: ruse, ukrainase

Argumente biblike për t’u trajtuar​—Gjuha: rumune

A e sundon fati jetën tonë? Apo Perëndia na konsideron ne përgjegjës? (Fletushka Nr. 71)​—Gjuha: frënge, uolof

Zjarri i ferrit: A është pjesë e drejtësisë hyjnore? (Fletushka Nr. 74)​—Gjuha: frënge

Jezu Krishti: Kush është ai? (Fletushka Nr. 24)​—Gjuha: italiane, kiniaruanda, persiane

Libri im i tregimeve biblike (Format i vogël)​—Gjuha: frënge

Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike​—Gjuha: malteze, serbe

Treguesi i botimeve Watch Tower 1997​—Gjuha: arabe

Treguesi i botimeve Watch Tower 1986-1995​—Gjuha: frënge

Çfarë shprese ka për të vdekurit? (Fletushka Nr. 16)​—Gjuha: miskito

A do të mbarojnë ndonjëherë vuajtjet? (Fletushka Nr. 75)​—Gjuha: vietnameze

◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:

Ligji i përtërirë (seri prej dy kasetash)​—Gjuha: holandeze

Josiu (seri prej dy kasetash)​—Gjuha: holandeze

Gjykatësit dhe Rutha (seri prej dy kasetash)​—Gjuha: holandeze

Mbajeni syrin të thjeshtë (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: koreane

Të shënuar për të mbijetuar (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: koreane

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo