BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/00 f. 1
  • «Mundi juaj s’është i kotë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Mundi juaj s’është i kotë»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Mundi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A është kjo një pengesë për të predikuar?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Përse të gjithë ne duhet të lavdërojmë Perëndinë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 6/00 f. 1

«Mundi juaj s’është i kotë»

1 Ç’mendim inkurajues! Mundi ynë në shërbim të Jehovait nuk është i kotë. (1 Kor. 15:58) Në kontrast me këtë, le të mendojmë se sa gjatë dhe se si mundohen njerëzit duke u përpjekur që të përmirësojnë pozitën e tyre në jetë ose situatën e tyre financiare. Ata mund të ndjekin për vite arsimin e lartë ose të punojnë si skllevër për t’u pasuruar materialisht. Megjithatë, për shkak të ‘kohës dhe ngjarjes së paparashikuar’, ata mund të mos e arrijnë kurrë prestigjin që po kërkojnë ose mund të jenë të detyruar të kënaqen me shumë më pak nga ajo që dëshirojnë në aspektin material. Përpjekjet e tyre janë të kota, si «një kërkim për të kapur erën». (Ekl. 1:14; 9:11, BR) Pra, sa jetësore është që të kemi shumë për të bërë në të vetmen vepër që nuk është e kotë, sepse vlera e saj është e përhershme!

2 Vepra që ka vërtet vlerë: Predikimi i lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë është vepra më e rëndësishme mbi tokë. Është një vepër që duhet bërë, pavarësisht nëse njerëzit dëgjojnë ose jo. Ne duam të arrijmë të themi siç tha Pavli: «Jam i pastër nga gjaku i të gjithëve; sepse nuk u tërhoqa prapa [nuk jam përmbajtur, BR] për të mos ju treguar të gjithë këshillën e Perëndisë.»​—Vep. 20:26, 27.

3 Ç’gëzim është kur njerëzit dëgjojnë dhe i përgjigjen mesazhit të Mbretërisë! Një të reje i vdiq tezja. Ajo pyeste veten se ku kishte shkuar tezja e saj, në qiell apo në ferr? Ajo iu lut Perëndisë për ndihmë, duke përdorur emrin Jehova, ashtu si e kishte mësuar e motra. Pak pas kësaj filloi të studionte Biblën dhe të ndiqte mbledhjet e krishtere. Ajo fitoi një pikëpamje krejt të re për jetën dhe preu lidhjet që kishte me bandat e rrugës. E reja la duhanin, drogën dhe vjedhjen. Ajo pranon: «Vetëm dashuria për Jehovain më bëri të braktisja atë mënyrë të keqe jetese. Vetëm Jehovai me mëshirën e tij të madhe mund të më jepte shpresën e jetës së përhershme.» Ajo nuk po e shkon më jetën duke u marrë me aktivitete të kota.

4 Edhe kur njerëzit refuzojnë të na dëgjojnë, ne prapëseprapë kryejmë diçka me vlerë. Ata e dinë se Dëshmitarët e Jehovait i kanë vizituar. Me këtë provohen integriteti, besnikëria dhe dashuria jonë. Prandaj, a është i kotë mundi ynë në veprën e Zotërisë? Kurrë!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo